Prova te jashtezakonshme se nuk jemi vetem: Zbulohet uje ne “Stardust”

Prova te jashtezakonshme se nuk jemi vetem: Zbulohet uje ne “Stardust”

Nje sperkatje nga pluhuri i yjeve (stardust) eshte po aq i magjishem sa duket. Copezat e pluhurit fluturojne pezull ne sistemin tone diellor duke patur ne permbajtje, xhepa te vegjel uji, qe formohen kur ato shkeputen per shkak te nje ere te forte diellore.

Nje reaksion kimik shkakton keta xhepa te vegjel uji, qe jane rindertuar edhe ne laboratore, por per here te pare, uji eshte gjetur ne brendesi te nje pluhuri te vertete yjor. I kombinuar me gjetje te tjera te perberesve organike ne pluhurin nderplanetar, rezultatet sugjerojne se keto gjetje permbajne perberesit bazike te nevojshem per jeten.

Nje pluhur i tille i ngjashem mendohet te jete gjetur ne sistemet diellore kudo ne univers, dhe keto trupeza deshmojne per ekzistencen e jetes perreth kozmosit.

“Implikimet jane shume te gjera”, thote Hope  Ishii nga  Universiteti Hawaii ne Honolulu, nje nga kerkuesit e ketij studimi, “eshte nje nga mundesite me te jashtezakonshme qe ku influks pluhuri ne siperfaqe te trupave te sistemit diellor, vepron si shi i vazhdueshem nga reaksione kimike qe permbajne uje dhe perberes organike te nevojshem per fillesat e jetes.”

Shiu pluhur

Sistemet diellore jane plot me pluhr – si rezultat i shume proceseve, perfshi ketu dhe shkeputjen e kometave. John Bradley i Laboratorit Kombetar te Lawrence Livermore te Kalifornise, si dhe koleget e tij, studiuan shtresen e jashtme te pluhurit nderplanetar, dhe e krahasuan me pluhurin e marre nga stratosfera e Tokes.

Mikroskopi me rezolucion ultra te larte, i lejoi ata te heronin 5-25 mikrometer pikla pluhuri, per te zbuluar xhepat e vegjel te ujit te ngecur ndermjet atomeve ne siperfaqe te pluhurit.

Eksperimentet laboratorike ofrojne gjurme te formimit te ujit. Pluhuri eshte i perbere me se shumeni nga silikati, qe permban oksigjen. Ai udheton ne hapesire, ku takohet me ererat diellore. Kjo rrjedhe pluhuri me pas ngarkon me elektricitet atomet qe permbajne hidrogjen me energji te larte, dhe jonet shkeputen nga atmosfera e diellit. Kur keta dy perberes perplasen, hidrogjeni me oksigjenin bashkohen per te dhene ujin.

Ndersa pluhuri nerplanetar mendohet te kete rene ne formen e shiut mbi Toke, ka gjasa qe kjo te jete arsyeja sesi erdhi uji ne plantetin tone. Eshte e veshtire te arrish te gjesh sesi jane arritur te krijohen milliona kub uje nga te cilat pershkohet planeti yne. Ishii thote se ne asnje menyre nuk mund te mendojme se keta xhepa te vegjel kane qene te mhaftueshem per krijimin e oqeaneve.

Uji universal

Nje origjine e ngjashme e volumit te madh te ujit ne planetin tone, jane asteroidet e lagesht qe kane rene mbi toke. Kometat jane gjithashtu kandidate per pergjigjen. Anija kozmike Rosetta e Agjensise Hapesinore Europiane, do te punoje kete vit per te gjetur pikerisht kete pergjigje.

Gjithesesi, skuadra Bradley dha disa rezultate qe jane relevante me jeten ne planete te tjera. Reaksioni qe prodhon uje ka gjasa te jete universal, dhe te ndodhe ne cdo cep te universit, me nje yll apo nje supernova, thote Ishii.

Per me teper, pluhuri nderplanetar permban karbon ogranik. Nese pluhuri i yjeve perban uje dhe karbon, kjo do te thote se jeta mund te jete prezente ne sisteme diellore kudo neper univers, i shperhapur ne forme shiu.

“Keto jane lloje procesesh qe presim te ndodhin ne sistemet planetare” thote Fres Cisela i Universitetit te Chicagops, i cili nuk ka marre pjese ne kete studim. “Uji dhe perberesit organike, nuk jane te pazakonte.”