Pse duhet ta ndryshoni password-in rregullisht?

Rishtazi nje e njohura ime me kontaktoi per te kerkuar ndihme me riaksesimin e llogarise se kompanise ne Instagram. Dukshem dikush kishte marre password-in e Instagramit pasi kishte filluar te postonte mesazhe pa lidhje! Sugjerimi i menjehershem ishte ndryshimi i password-it ne Instagram se bashku me ate te adreses se email-it.

Pastaj e provoi te ndryshonte fjalekalimin e Instagramit, kuptoi qe personi qe kishte marre qasje e kishte ndryshuar, rrjedhimisht i sugjerova ta rivendoste fjalekalimin (reset) nepermjet adreses se email-it. Vetem keshtu arriti te rifutet me sukses ne llogarine e Instagram-it.

I rikujtova qe duhet te ndryshonte edhe fjalekalimin e email-it dhe pergjigja ishte “po do ta ndryshoj”!

E gjithe kjo bisede ndodhi heret ne mengjes. Gjysme dite me vone, ajo me rikontaktoi per te me njoftuar se ia kishin rimarre qasjen e Instagram-it dhe per me teper llogaria ne Instagram nuk rezultonte me aktive!

Beme disa tentativa per ta rikthyer por politikat e Instagram-it per llogarite qe ‘fshihen’ apo ‘mbyllen’, ishte qe mos t’i riaktivizonte me si adresa. Pra, lajmi edhe me i keq ishte fakti qe emri i perdoruesit ne Intagram nuk ishte me i vlefshem dhe e gjithe puna per akumulimin e ndjekesve ne kete platforme tashme kishte shkuar kot!

Kur e pyeta perseri nese e kishte ndryshuar apo jo fjalekalimin e email-it, mu pergjigj se nuk kishte pasur mundesi ta bente ne mengjes pasi ishte me celular! Dukshem personi qe kishte marre akses me heret e kishte rimarre qasjen e llogarise ne Instagram-it dhe ne shenje demostrative e kishte fshire!

Ne shumicen e rasteve te tilla eshte shume e veshtire te kuptosh se si apo ne çfare menyre ju eshte vjedhur qasja e llogarise tuaj, por duhet te filloni te mendoni seriozisht qe t’i paraprini situatave te tilla!

Perdorni nje fjalekalim te veshtire!!!

 

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al