Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

 

Prej 4 vitesh organizim në Tiranë, AllWeb Albania është konferenca që ka në fokus marketingun dixhital, biznesin dhe transformimin e tij, duke krijuar mundësi unike për ju që të lidheni dhe të mësoni nga folësit më të mirënjohur dhe më me ndikim në botë. Nisur nga roli i rëndësishëm e në rritje i botës dixhitale, konferenca e Tetorit mbledh së bashku shumë aktorë nga fusha të ndryshme që punojnë apo influencojnë tregun. Një treg që në një të ardhme të afërt premton shumë. Pjesë e kësaj audience janë kompani apo brande të mëdha që kanë fokus dhe janë pjesë e transformimit dixhital, si: agjenci marketingu, ekspertë marketingu, inovacioni, zhvillimi, ICT, mobile, profesionistë të PR dhe Social Media.

Lexoni: AllWeb, konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt

Për ata që ende nuk e njohin kjo konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtare, nga bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, me ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panele, në të cilat trajtohet e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Në vitin 2012, kur filloi në Maqedoni, AllWeb ishte angazhimi i një grupi njerëzish të përkushtuar për të investuar në njohuritë e marketingut dhe njerëzve të biznesit. Sot AllWeb organizohet edhe në Shqipëri që prej vitit 2016, duke nxitur dhe orientuar tregun drejt kufijve më të lartë, kur flitet për cilësinë e përmbajtjes dhe folësve.

Që nga fillimi, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 200 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NeëMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Digitalizuj.me, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Raiffeisen Banka, Vodafone, Booking.com, etj.

Deri tani janë prezantuar 6 folës, të cilët do të ngjiten në skenën e AllWeb Albania 2019, në 17 Tetor. Ata janë ekspertë të huaj dhe shqiptarë në fushën e marketingut dixhital dhe kanë përvoja të suksesshme në zhvillimin e strategjive të tyre të marketingut dhe risive të aplikuara. Më poshtë mund të njiheni me ta:

Lexoni: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

Vladimir Vulic

Është bashkëthemelues i Digitalizuj.Me, një organizatë që ndihmon qytetarët dhe kompanitë në Mal të Zi të kuptojnë dhe realizojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshimet sociale në biznes në ambientin dixhital.

Vladimir është strateg në transformimin dixhital. Ai ka punuar për klientë si UNDP Mali i Zi, Qeveria e Malit të Zi, Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb. Ka një përvojë të gjerë në programet e trajnimit për klientë si Coca-Cola (në Serbi), Roche, Trebjesa Breëery Nikšić, Crnogorski Telekom (anëtar i Deutsche Telekom Group), Banka serbe Erste, UniCredit etj.

Ai është drejtor programi i Spark.me, konferenca më e madhe rajonale në fushën e marketingut.

Vladimir ka qenë folës në konferenca që janë zhvilluar në 20 vende, në 4 kontinente, nga Peru në Taiëan. Ai është gjithashtu folës në TEDx  dhe ka 12 vite përvojë si lektor në Universitet, në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës për lëndën e menaxhimit strategjik.

Matt Desmier

Matt është nga ata persona që i sheh problemet e marketingut dixhital dhe çështjet e rritjes së biznesit në një mënyrë relativisht unike. Brandimi, përmbajtja e marketingut dhe transformimi dixhital. Matt është ai që sjell një perspektivë të freskët.

Fushat e tij të ekspertizës janë: inovacioni, marketingu dhe kreativiteti. Ai ka qënë spiker i rëndësishëm për këto tema në konferenca në SHBA, Greqi, Australi, Mali i Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe Britani. Aftësitë e tij të veçanta janë: qartësia, empatia dhe komunikimi.

Lexoni: Ja për çfarë do të flasë Roger Edwards në AllWeb Albania 2019 (Video)

Roger Edwards

Me përvojë në fushën e marketingut dixhital, ndihmon bizneset në strategjitë e tyre të marketingut, përmbajtjes dhe mediave sociale. Ai është Drejtor Marketingu për disa marka britanike të shërbimit financiar. Ai zhvillon edhe podcaste të njohura në fushën e marketingut financiar. Roger mbështet njerëzit të  mbajnë të thjeshtë marketingun e kompanive të tyre. Ai ka qëndruar për shumë vite në koorporatat më të mëdha ndërkombëtare si drejtor marketingu dhe ka qenë edhe pjesë e disa markave britanike të shërbimit financiar para se të krijojë kompaninë e tij. Ai tashmë udhëheq klientët në dizenjimin e fushatave.

Lexoni: AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

Kirsten Jassies

Kirsten Jassies është eksperte për rrjetin social Instagram, autore e disa librave, trajnere, folëse dhe stratege për përmbajtjen në mediat sociale. Ajo jeton në Utrecht, në Hollandë me familjen e saj. Kristen si një stratege për mediat sociale me një background në media, ndihmon kompanitë dhe brandet të rriten dhe të arrijnë audiencën e synuar, duke krijuar përmbajtje dhe angazhim për konsumatorët.

Ajo ndan mësimet dhe eksperiencën e saj në platformën e mirënjohur hollandeze të marketingut Frankwatching, në blogun e saj justK dhe në rrjetet sociale. Ajo është blogere që nga viti 1998. Libri i saj i dytë instaPROOF, u publikua në Shtator të vitit 2018 duke shitur më shumë se 14.000 kopje.

Henry Leerentveld

Henry Leerentveld është diplomuar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet në Punë. Më pas është diplomuar për Menaxhim Ekzekutiv në Universitetin Erasmus. Që nga fillimi i karrierës së tij, puna e Leerentveld ka qenë e lidhur me tregun e punës dhe arsimin profesional.

Si Sekretar Kombëtar në Sindikatën Hollandeze (1987–1997), Henry ishte përgjegjës për Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për politikat për papunësinë afatgjatë, punësimin e të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe për krijimin e mundësisë për fonde për sektorin e trajnimeve.

Si CEO i Shërbimeve Hollandeze për karrierën dhe punësimin (1997–2000), ai ishte i përfshirë në zhvillimin e shërbimeve të reja për integrimin në tregun e punës. Gjatë viteve 2000-2003, Leerentveld ka punuar në një sërë çështjesh, duke përfshirë modelet e reja për integrimin e shërbimeve të papunësisë afatgjatë, rritjen e shërbimeve për kujdesin në shtëpi dhe risjelljen e një kompanie publike të transmetimit.

Në vitin 2003 Henry Leerentveld filloi të punojë ndërkombëtarisht, veçanërisht në projekte që lidhen me tregun e punës, sigurimet shoqërore dhe AFP-në.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin Shqipërinë, Belgjikën, Bosnje & Hercegovinën, Kroacinë, Eritrea, Kosovën, Maqedoninë, Mozambikun, Palestinën, Poloninë, Serbinë, Sirinë, Turqinë dhe Uzbekistanin.

Në vitin 2015 Henry iu bashkua Swisscontact si Drejtor për Europën Lindore. Inovacioni për zhvillimin ekonomik është një mision pothuajse personal për të.

Granit Doshlaku

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejton departamentin e Search Marketing pranë Manaferra, agjenci dixhitale me bazë në Prishtinë, Kosovë.

Në 7 vitet e fundit ai ka sjellë dhe implementuar ide të reja dhe kreative për të ndihmuar klientët që të arrijnë objektiva të caktuara. Atë mund ta gjeni duke folur në evente lokale për tema si SEO, content marketing, link building dhe app SEO.

Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve të krijonin përmbajtje interaktive. Në 3 vitet e fundit, blogu i tij personal nuk ka qenë shumë aktiv. Megjithatë, artikujt janë shpërndarë/publikuar nga media të industrisë më me emër, siç janë: Search Engine Land, GeekTimeBusinessMagDigitalSpoiler, etj.

AllWeb në shifra:

  • 200+ persona në skenë
  • 2500+ persona në eventet si audiencë
  • 120+ brande partnere
  • 1400+ artikuj në media
  • 7,300+ tëeets gjatë ditëve të konferencës
  • 140,000+ ndërveprime në Social Media

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2019?

Nëse jeni kuriozë të dini se çfarë do të sjellë këtë vit AllWeb Albania, ejani në 17 Tetor të njiheni personalisht me folësit, njëri tjetrin dhe t’i jepni mundësi vetes që të mësoni më shumë rreth marketingut dixhital dhe risive më të reja në inovacion, si dhe të mësoni sesi të rrisni dhe zhvilloni biznesin tuaj.  

Akoma po pyesni nëse #ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimeve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

————–

Për më tepër informacion rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën vizitoni www.AllWeb.al

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose  në [email protected]

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/