Pse kopsat e kemishave te femrave jane ne krah te kundert me te meshkujve

Ne veprimin e thjeshte te mberthimit te kemishes, ka nje mister te vjeter qe askush duket se nuk mund ta shpjegoje. Nuk ka nje arsye te vertete praktike pse kopsat e veshjeve per gra jane ne te majte dhe te veshjeve te burrave ne te djathte, por kjo eshte vendosur qe ne vitet 1850. Ja nje varg i arsyeve te mundshme per te kenaqur kureshtjen tuaj.

Per shkak te ushqimit me gji.

Nje teori thote qe duke qene qe shumica e njerezve perdorin me mire doren e djathte dhe grate i mbajne zakonisht ne krahun e majte femijet, duke i pasur kopsat ne te majte, e kane me te lehte ta zberthejne kemishen per t’i dhene gjoks femijes, me doren e lire.

Per shkak te qendrimit ne kale.

Duke qene qe grate tradicionalisht i hipin kalit anash, ne te djathte, duke i pasur kopsat ne te majte, do minimizonte hyrjen e ajrit brenda palltos gjate kalerimit.

Sepse grate e klasave te larta nuk visheshin vete.

Kjo eshte, me e permendura, nder arsyet e pozicionimit ne te majte te kopsave te grave. Grate e pasura me shoqeruese qe i ndihmonin te vishnin fustanin, i kishin kopsat ne te majte, qe sherbyesja ta kishte me te lehte t’i mberthente me doren e djathte. Ka disa dyshime per kete teori, nje blogger i historise se modes thote qe edhe burrat jane veshur nga sherbyesit ne shekullin e 17-te dhe te 18-te. Nderkohe, kopsat jane te rralla ne veshjen e grave deri ne shekullin e 18-te dhe vetem pas vitit 1860 filluan te shfaqeshin ne te majte per grate, te pakten 100 vjet pasi sherbyeset e tyre nisen te kishin edhe kete detyre. Diçka tjeter per t’u zgjidhur: pse do te pershtatnin veshjet, njerezit e klases se larte, per hir te sherbyeseve?