Pse njerezit e zgjuar bejne gabime “idiote”?

Njerezit inteligjente jane ata qe fitojne me shume para, akumulojne me shume pasuri, dhe madje jetojne me gjate. Ne pamje te pare, te qenit te zgjuar duket si diçka shume e thjeshte. Por ka nje ane tjeter medalja.

Njerezit inteligjente kane nje reputacion per te bere gabime “te trasha”, veçanerisht ne situata qe kerkojne gjykim te shendoshe.

“Gjykimi i shendoshe nuk eshte aq i shendoshe”-Volter

Pas dekadave kerkime, shkencetaret po fillojne me ne fund te kuptojne pse ndodh kjo. Shane Frederick ne Universitetin e Yale ishte midis te pareve, te cilet udhehoqen kete studim shkencor, qe shpjegoi pse te menduarit racional dhe inteligjenca nuk priren te shkojne “dore per dore.”

Ne studimin e tij, Frederick u dha njerezve disa probleme te thjeshta per t’i zgjidhur, si kjo e fundit: Nje shkop dhe nje top kushtojne 1 dollare dhe 10 cente. Sa kushton topi?

Frederick zbuloi se disa njerez kane tendencen qe te japin pergjigjien e gabuar, duke thene se topi kushton 10 cente. Ti, nderkohe e dije se pergjigjia e sakte ishte se topi kushtonte 5 cente dhe je plotesisht i justifikuar nese po pyet veten, nese ata me pak te zgjuarit ishin edhe ata qe dhane pergjigjiet e gabuara.

Psikologet nga Universiteti James Madison dhe Universiteti i Torontos i bene te njejten pyetje vetes. Ata bene te njejtin test logjik per qindra njerez dhe krahasuan korrektesine e pergjigjieve te tyre me nivelin perkates te inteligjences. Kerkuesit zbuluan se njerezit e zgjuar kishin me shume gjasa qe te jepnin pergjigjien e gabua,r sepse ata benin me shume gabime mendore kur zgjidhnin probleme.

Njerezit inteligjente jane me te prirur per te bere gabime idiote per shkak te vendeve te “verbra” se si e perdorin logjiken. Keto “pikat e verbra” ekzistojne sepse njerezit e zgjuar tentojne te kene me shume besim te vetja persa i perket aftesive te tyre te arsyetimit. Kjo eshte arsyeja sepse ata jane mesuar me te pasurit te drejte dhe dhenien e pergjigjieve te shpejta qe ata as nuk e kuptonin sepse po e “dreqosnin” kur pergjigjeshin pa i menduar gjerat.

“Leshkot” qe jepnin pergjigjiet e gabuara ne te vertete nuk ishin aq “leshko”. Kur Frederick ua dha pyetjen studenteve te Harvardit, Princetonit dhe M.I.T-it me shume se gjysma e tyre u pergjigjeshin asaj gabim. Edhe studentet nga disa prej universitetet me prestigjioze ne bote bejne gabime idiote.

Mbase gjeja me e frikshme ne lidhje me gabimet qe njerezit shume inteligjente bejne eshte se sa te pavetedijshem jane ata rreth tyre. Njerez nga te gjitha nivelet e inteligjences u dorezohen asaj qe quhet “paragjykimi i vendeve te verbra”. Kjo eshte, ne dime shume mire t’ua veme re te tjereve gabimet dhe te tmerrshem per te njohur gabimet e vetes sone. Sa me idiot gabimi, aq me e veshtire eshte per nje njeri inteligjent per ta pranuar qe e ka bere.

“Une e di se jam inteligjent per shkak se jam ne dijeni te faktit se nuk di asgje.”- Sokrati

Duket sikur ne jeten e perditshme nuk zgjidhim probleme te tilla si shkopi dhe topi , por truri qe “punon” per zgjidhjen e ketyre problemeve eshte po i njejti qe “punon” ne te menduarin e perditshem. Keshtuqe tendenca per te bere gjera idiote ndjek njerezit e zgjuar ne vendin e punes. Mendoni disa nga menyrat me te zakonshme me te cilat njerezit inteligjente bejne “i gjuajne vetvetes”.

Njerezit e zgjuar kane besim te tepruar te vetja

Nje jete me lavderime dhe me rrahje supesh i ben njerezit e zgjuar te zhvillojne nje besim gjakftohte ne inteligjencen dhe aftesite e tyre. Ndersa mbusheni me komplimente , eshte shume e thjeshte te presesh qe gjerat te shkojne ashtu siç e pret ti. Por kjo eshte pritshmeri e rrezikshme. Njerezit e zgjuar ndonjehere nuk arrijne dot te kuptojne se kur kane nevoje per ndihme dhe edhe kur e kuptojne nje gje te tille jane te ndergjegjshem se askush nuk eshte mjaftueshem i denje per t’u dhene ndihmen qe duhet.

Ata i sforcojne njerezit

Njerezit e zgjuar zhvillojne personalitetet tipike te njerezve qe arrijne me teper se gjithe te tjeret, sepse gjerat u serviren shume lehte. Ata thjesht nuk e kuptojne se sa shume duhet qe te tjeret te punojne per te arritur te njejtat gjera, dhe per shkak te kesaj i nenvleresojne ata. Njerezit e zgjuar e vendosin shume lart “steken” dhe kur te tjeret vonohen apo nuk i bejne gjerat ashtu siç duhen, ata mendojne se kjo vjen sepse ata nuk perpiqen. Keshtuqe ata i sforcojne ata dhe ne kete menyre u shpeton mundesia per te ndihmuar te tjeret ne arritjen e qellimeve qe keta te fundit i konsiderojne shume te rendesishme.

Ata gjithmone kane nevoje te kene te drejte

Eshte e veshtire per kedo qe te pranoje ashtu siç i ka hije faktin se jane gabim. Eshte ende mee veshtire per njerezit e zgjuar sspse ata rriten duke qene te mesuar me faktin se kane te drejte gjithe kohes saqe behet pjese e identitetit te tyre. Per njerezit e zgjuar, ta kene gabim e perceptojne si nje sulm personal dhe te pasurit te drejte nje domosdoshmeri.

Ata vuajne mungesen e inteligjences emocionale

Ndersa inteligjenca dhe inteligjenca emocionale nuk shkojne ne shina paralele (Njerezit e zgjuar kane mesatarisht te njejtin nivel te inteligjences emocionale me te tjeret), kur nje person nuk ka inteligjence emocionale (Emotional qoeficient ose EQ), eshte e dhimbshme per te. Keta njerez me nivel te larte te inteligjences dhe me nivel te ulet te inteligjences emocionale e shikojne boten si meritokraci. Arritjet jane te vetmet gjera qe kane rendesi ndersa njerezit dhe emocionet e tyre pengojne. Qe ne fakt eshte nje turp pasi nje studim shkencor i titulluar TalentSmart me me shume se nje milion njerez tregon se edhe midis atyre me nivelin me te larte te inteligjences, njerezit me performancen me te larte jane pikerisht ata me nivelin me te larte te inteligjences emocionale.

Ata dorezohen kur deshtojne

A ju ka ndodhur ndonjehere qe gjate nje eventi sportiv te shihni fytyren e habitur te atletit te cilin te gjithe e prisnin te fitonte dhe qe nuk fitoi ne fakt? Njerezit e zgjuar bien shpesh ne gracken e te parit te deshtimit si fundin e botes sepse suksesi i vazhdueshem u krijon pritshmeri qe ua ben te veshtire ta tolerojne deshtimin. Njerezit qe duhet te punojne fort per ate qe arrijne kane praktiken e duhur per te perballuar deshtimin. Ata mesojne ta perqafojne ate sepse e dine se deshtimi eshte veç nje hap larg suksesit.

Ata deshtojne ne zhvillimin e kurajes

Kur gjerat behen vertet te thjeshta per t’u arritur, eshte e thjeshte t’i shikosh mundimet e punes si diçka negative (nje shenje qe do te thote se nuk keni ate qe ju duhet). Kur njerezit e zgjuar nuk mund ta kompletojne diçka pa nje sasi shume te madhe mundimesh, ata tentojne te ndihen te stresuar dhe te sikletosur. Kjo i ben qe te bejne hamendesimet e gabuara, se nese nuk arrijne ta bejne diçka thjesht, ka diçka qe nuk shkon te ta. Si rezultat i kesaj, njerezit e zgjuar tentojne te bejne diçka tjeter qe u afirmon sensin e tyre te rendesise qe kane, ne vend qe te shpenzojne kohe per t’i zhvilluar vetes kurajen qe u duhet per te patur sukses ne nivelet me te larta te mundshme.

Ata bejne shume detyra ne te njejten kohe.

Njerezit e zgjuar mendojne vertet shume shpejt, saqe i ben edhe te paduruar. Ata preferojne te bejne shume gjera ne te njejten kohe, keshtuqe nuk do ta shperdorojne ate. Ata mendojne aq shpejt saqe kur bjne shume gjera ne te njejten kohe, u duket sikur po punojne dhe po arrijne te perfundojne me shume pune, por Universieti i Stanfordit ka zbuluar se kjo nuk eshte e vertete. Jo vetem qe “multitasking” ju ben me pak produktive, por njerezit qe e bejne shpesh ate per shkak te vetebesimit se jane te mire ne shume gjera, ne fakt jane me keq se ata qe preferojne qe te bejne nje gje çdo kohe.

Mezi pranojne feedback-un

Njerezit e zgjuar tentojne te nenvleresojne opinionet e te tjereve, qe do te thote se kane probleme kur vjen puna qe dikush eshte mjaftueshem i kualifikuar per t’u dhnee feedbackun per te cilin kane nevoje. Jo vetem qe kjo tendence pengon rritjen dhe performancen e tyre, ajo mund te çoje ne marredhenie “toksike” profesionale dhe personale.

T’i sjellin te githa bashke

Disave ky artikull mund t’u duket sikur po u zbehim vleren njerezve te zgjuar, por kjo nuk ehste e vertete. Disa nga dhuratat me te medha ne jete, duke perfshire edhe inteligjencen e larte, mund te vije me sfida. Nese nuk jeni i gatshem t’i jepni nje veshtrim te sinqerte te gjithe piktures, po e ‘shisni’ veç per nje periudhe afatgjate. Dhe kjo ne vetvete nuk perben zgjuarsi.

Ky artikull u publikua me pare te Business agazine Albania.