Pse Tiranapost.al?

 

Gjithçka nis me një pasion. E tillë është dhe puna 15 vjeçare e një prej gazetareve më të njohura të gazetarisë shqiptare Mira Kazhani, e cila sot është drejtuesja e portalit më të ri që mban emrin Tirana Post.

A është ky një portal më shumë? Sigurisht që përgjigjen e merrni duke klikuar e “shfletuar” në artikujt e shumtë që ndodhen aty. Por qëllimi kryesor, siç e thekson dhe Kazhani është interesi publik, informimi dhe jo dezinformimi për të marrë një klik.

Tirana Post ka zgjedhur që lexuesi të jetë gjyqtari i tyre, por jo qëllimisht për të fituar simpatinë e imponuar. Ata janë mëse të informuar për defektet e pafundme nw median online, ose copy paste-n e shëmtuar prandaj kërkojnë të thonë fjalën e tyre.

Media online është liria që i dhurohet kujtdo për t’u shprehur e informuar, por kurrsesi për të shitur një gazetari konservë.

“Shpresoj shumë që një ditë, herët apo vonë, më shumë sesa për kuriozitet, ves apo inerci, të na klikoni se na besoni,” – është shprehur në fund Mira Kazhani.