Pse ushqimet Hallall janë shume te shitura?

Ushqimet Hallall jane shume te dashura per “millennials”.

Roli i muslimaneve ne jeten amerikane eshte nje teme e konsiderueshme nen shqyrtim e cila ka qene dhe pjese e debateve zgjedhore. Por ka nje aspekt te kultures muslimane te cilet amerikanet e kane perzemer, per te cilen ata po hapin portofolat e tyre shpesh: ushqimet Hallall. Ushqimi Hallall do te thote qe eshte pergatitur sipas ligjeve dietike te muslimaneve. Hallall tregon çfare nuk lejohet (mishi i derrit pershembull) dhe perfshin rregulla se si trajtohen kafshet, kjo kategori eshte rritur me 1/3 qe nga viti 2010, dhe shitjet po ecin me shpejtesi duke kapur keshtu vleren e $20 miliarde per vitin 2016, duke e dyfishuar keshtu shifren e fitimeve ne pese vitet e fundit.

3.3 milione muslimane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes sigurisht kane nje rol te madh ne popullaritetin e ushqimeve Hallall, veçanerisht sepse numri i tyre eshte ne rritje. Por Bloomberg theksoi se jane edhe jo-muslimane te Amerikes te cilet po e rrisin popullaritetin e kesaj kategorie.

Njerezit sot, sidomos “millennials”, jane me shume te interesuar ne ate çfare hane, nga vjen dhe si trajtohen kafshet. Shume njerez e shohin kete si nje garanci te cilesise se ushqimit apo trajtimit human te kafsheve, nderkohe qe disa te tjere – si pershembull njerezit te cilet jane te gatshem te presin rradhen e gjate per produktet Hallall – e kane dhene aprovimin me “stomakun e tyre”.

*millennials – quhet gjenerata e atyre qe kan lindur mes vitit 1980 dhe 2000.

/Time.com
Ky artikull u publikua se pari tek http://www.businessmag.al