PSG gati për të bërë ‘çmendurinë’ e radhës për Coutinho

Paris Saint Germain provokon sërish Barcelonën, këtë herë me një ofertë akoma më të çmendur dhe në qëndër të “ciklonit” është sërish një futbollist i përfaqësueses braziliane. Një vit më parë drejtuesit e kampionëve të Francës firmosën me Neymar Jr, duke paguar klauzolën e largimit të brazilianit nga Barça që kapte shifrën e 222 milionë eurove dhe duke thyer kështu çdo rekord në merkaton e transferimeve. Tashmë PSG synon të bashkojë në ekip dy yjet e Brazilit Neymar dhe Coutinhon.

 

 

Parizienët janë hedhur në sulm për ish lojtarin e Liverpoolin për të cilin janë të gatshëm t’i ofrojnë Barcelonës plot 270 milionë euro një shifër rekord kjo, me Barcelonën që 6 muaj më parë firmosi me lojtarin për 110 milionë euro plus bonuset. Vështirë se Barcelona do të privohet nga një tjetër yll megjithatë kur bëhet fjalë për PSG asgjë nuk është e pamundur. Kante dhe Coutinho janë dy objektivat e parizienëve në këtë merkato për të blinduar mesfushën. Klauzola e largimit të Coutinhos nga Barcelona është 400 milionë euro dhe nëse katalanët nuk praonojnë ofertën prej 270 milionë eurosh vështirë se PSG do të veprojë ashtu siç bëri me Neymar për të transferuar edhe Coutinhon në kryeqytetin francez.