PSG gati te bleje qe ne Janar Adam Lallana te Liverpool

Kampionet ne fuqi te Frances po mendojne te bejne nje oferte marramendese per Adam Lallana, mesfushori i Liverpool qe luan ne nje ekip me lojtare si Coutinho, Firmino apo Mane. Gjithashtu, rroga e lojtarit te kombetares angleze do te shkonte ne 235 mije euro ne jave. Nje shume pothuajse tri here me e madhe se rroga qe ai perfiton per momentin.

Drejtori i PSG dhe ish-sulmuesi i Barcelona-s Patrick Kluivert thuhet se beson se Lallana eshte lojtari me i mire i Premier League. Ndersa, trajneri Unai Emery ka nje reputacion se favorizon lojtaret qe kane aftesi te larta teknike. Nese nje oferte e tille do te paraqitet ne “Anfield”, ne merkaton e janarit, do te jete shume e veshtire per Jurgen Klopp t’i thote jo. Lallana eshte lojtari me i permiresuar i “Te kuqve”, qe kur Klopp ka marre drejtimin e ekipit, dhe po luan ne nivele shume te larta ne kete sezon.