Qeset e plasmasit nje helm per mjedisin

Rreth 200 qese ne vit konsumon çdo qytetar i BE-se. Kjo eshte shume sipas BE-se, ndaj jane menduar rregulla te reja per kufizimin e perdorimit te tyre.
Plastikmüll am Strand
Plastika kontaminon detrat, lumenjte dhe natyren. Parlamenti i BE-se do qe te kufizohet fluksi i konsumit te qeseve plastike. Deri ne vitin 2019 qytetaret e BE-se duhet te perdorin 80% me pak qese plastike. Me 16 prill 2014 parlamentaret ne Strasburg vendosen per projektligjin perkates. Megjithate ky vendim nuk eshte perfundimtar. Parlamenti duhet te negocioje fillimisht me qeverite e vendeve anetare. Bisedimet do te nisin ne vere pas zgjedhjeve per Parlamentin Europian.

Demi per mjedisin
Ajo jeton mesatarisht vetem 25 minuta. Me pas ajo perfundon bashke me shume te tjera ne koshin e plehrave. Ky eshte fati i qeseve te plasmasit. Nje bilione cope qese plasmasi konsumohen çdo vit ne mbare boten – kete shifer perllogarit organizata gjermane Ndihma per Mjedisin. Vetem 10% e tyre riciklohen.
Vetem ne vitin 2010 ne Europe, sipas te dhenave te Ndihmes Gjermane per Mjedisin, jane prodhuar gjithsej 750.000 ton qese plastike, qe perdoren vetem nje here. Kjo peshe i korrespondon peshes se 625.000 veturave se bashku. Ajo qe eshte me e demshja tek qeset e plasmasit: Plastika kerkon disa qindra vjet, derisa te asgjesohet plotesisht, nderkohe qe nje bilete autobusi prej letre p.sh. mund te asgjesohet vetem per pak jave. Madje edhe kanaçet e teneqese, sipas te dhenave te Organizates Nderkombetare per Lundrimin e Anijeve, mund te asgjesohen brenda rreth 100 vjetesh.

Komisioni i BE-se kerkon te perdoren me pak qese plastike!

Komisioni i BE-se do ta kufizoje perdorimin e qeseve plastike. Komisioneri i Mjedisit Janez Potocnik kerkon, qe shtetet e BE-s-e ne te ardhmen madje ta ndalojne perdorimin e qeseve plastike. Plani i deritanishem parashikon, qe konsumi i qeseve te holla te plasmasit ne pese vitet e ardhshme te ulet me 80%. “Qeset e plasmasit jane nje simbol i shoqerise sone te konsumit”, thote Potocnik. “Ne i perdorim ato fare shkurt, por ato e demtojne mjedisin per shekuj.”
Por jo vetem Europa perballet me mbeturinat plastike. Ne fokus po dalin gjithnje e me shume edhe vendet ne ekspansion ekonomik. Sa me i pasur nje vend, aq me shume rritet prodhimi i mbeturinave ne te, sepse prodhohen me shume produkte. Benjamin Bongardt, nga Lidhja Gjermane per Mbrojtjen e Natyres e konsideron kete dukuri tipike per vendet azitiake ne ekspansion ekonomik.
Vende si Indonezia dhe Filipinet kane vertete mjaftueshem para per te prodhuar, por ne to mungon kultura e menaxhimit te mbeturinave. Veçanerisht rende i prek kjo qytetet. Daniel Hoornweg nga Universiteti i Ontarios ne SHBA, dhe koleget e tij shkruajne ne revisten shkencore”Nature”, se banoret e qyteteve prodhojne dyfsihin e mbeturinave ne krahasim me banoret e zonave rurale. Deponite e mbeturinave si Laogang ne Shanghai (Kine) dhe Bordo Poniente ne Mexiko-City (Meksiske) konkurrojne per te marre titullin kampion si deponite me te medha ne bote. Ne to derdhen çdo dite aferisht rreth 10.000 ton mbeturina.

Kryeqyteti i Ruandes Kigali dikur perballej me problemin e mbeturinave plastike, qe ishin te perhapura kudo duke ndotur rruget e duke bllokuar kanalizimet. Por sot Kigali eshte nder qytetet me te pastra te Afrikes. Madje politika e qytetit u nderua para pese vjetesh nga OKB-ja me çmimin “Habitat Scoll of Honor” per tolerancen zero ndaj plastikes.

Kush udheton sot per ne Ruande, duhet te llogarise me kontrolle rigoroze te bagazhit. Nese kontrolloret gjejne ne bagazh qese plastike i grumbullojne dhe i asgjesojne ato menjehere. “Duket se kjo taktike funksionon ne Ruande, ndonese eshte e lidhur me shume pune kontrollesh. Taksat per qeset, qe aplikohen ne Danimarke apo ne Finlande megjithate mund te jene me efikase”, thote Gunsilius.
Symbolbild Plastiktüten Verbot Umweltschutz

Irlanda model me taksen per qeset

Nje shembull pozitiv europian eshte Irlanda, qeveria e se ciles ka vendosur taksen prej 22 Cent per çdo qese plastike. “Taksat nuk jane vendosur per te mbushur arken e shtetit, por per te ndryshuar sjelljen e qytetareve. Qekurse eshte vendosur taksa, atje prodhohen me pak qese plastike”, ve ne dukje Bongardt. Konsumi i qeseve plastike per fryme nga 328 ne vit aktualisht ka rene ne 20. Krahasuar me mesataren e BE-se kjo eshte nje shifer e konsiderueshme, sipas nje studimi te Komisionit te BE-se, çdo qytetar konsumon 198 qese ne vit.

Ne Mexiko-City politika i ka ndaluar qeset plastike. Pronaret e dyqaneve gjobiten, nese u japin qese falas klienteve te tyre. Por sipas ekspertit Gunsilius, ndalimi jo gjithmone ka efekt: “Ne shume vende mungon vetedija per demin, qe shkaktojne mbeturinat plastike. Ndaj shume vende nuk e shohin detyrimisht te nevojshme, qe te pakesojne perdorimin e qeseve plastike. Ndalimi apo taksat kane efekt, nese popullsia dhe industria i pranon ato.”

(DW)