Qeveria do te shpalle thirrjen per tender te Spitalles

Qeveria do te hape serish garen per ndertimin e zones ekonomike te Spitalles. Pasi deshtoi heren e shkuar, Ministria e Ekonomise do te rishpallё brenda muajit te ardhshem thirrjen e dyte per tenderin e Spitalles.

“Tashme e riformatuar ne nje siperfaqe me te vogel, prej rreth 100 ha, ç’ka do ta bente me te shpejte investimin dhe venien ne operim te zones”, shprehet Ervin Mete, zevendesminister i Ekonomise.

Qeveria shpreson se reduktimi i siperfaqes nga 500 ne 100 hektare do te ule koston dhe do te zgjoje me shume interes tek investitoret e huaj.

“Ne kemi shume kerkesa nga ambasadat per tenderin dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem me operatore te caktuar. Kete here do i leme me shume kohe tenderit ne dispozicion”, thote Mete.

Sipas ministrise, ne zone do te lejohen vetem kompanite qe kane nivel te larte teknologjik dhe vijne nga industrite e reja.

“Gjithmone theksi vihet tek ato kompani qe sherbejne si zhvillues dhe do te arrijne te thithin industri te reja inovative, teknologji te pastra, te cilat te plotesojne bazen e biznesve qe ne kemi, jo duke qene ne konkurrence me to”, thote Mete.

Prej vitit 2006, Shqiperia eshte perpjekur te ndertoje nje zone te lire ekonomike, per te thithur teknologji te avancuar ne ekonomi dhe rritur eksportet. Por, deri me tani te gjitha perpjekjet kane deshtuar dhe rasti me i fundit ishte tenderi i Spitalles nje vit me pare.

/Top-Channel