Qeveria e re e Kosoves

Ne Kosove kete te diel u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, te cilat perfunduan thuajse me sukses te plote, duke iu referuar mbarevajtjes se tyre. Ato u pranuan nga te gjitha partite politike dhe nuk pati kundershtime, gjithashtu edhe rezultatet dolen ne nje kohe shume te shkurter.

Sfide tashme eshte krijimi i qeverise se re ne Kosove. Per te biseduar mbi keto zhvillime Memli Krasniqi, nenkryetar i PDK-se foli ne “Revisten Televizive te Mbremjes” ne Top Channel.

Krasniqi u shpreh se deri tani nuk eshte biseduar me asnje parti politike per krijimin e qeverise se re, per te cilen, sipas tij, do te diskutohet vetem pas certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve. Nenkryetar i PDK-se eshte shprehur i bindur se menjehere pas mbylljes perfundimtare te procesit PDK-ja do ta krijoje shpejt dhe me lehtesi qeverine e re, pavaresisht thirrjeve te bera nga VV.

Pandi Gjata: Pas publikimit te rezultateve tashme ne Kosove po diskutohet mbi qeverine e re apo jo?
Memli Krasniqi: Ishte nje feste e madhe dhe e merituar. Besoj se ky ishte procesi zgjedhor me i mire i pasur qe kemi pasur deri tani eshte vleresuar edhe si nje nder proceset me te mira edhe ne rajon. Per kete pergezojme se pari qytetaret e Kosoves, por edhe te gjitha institucionet qe paten pergjegjesi per mbarevajtjen e ketij procesi.

Pandi Gjata: Gjithsesi nuk kemi ende nje rezultat te certifikuar nga KQZ apo edhe numrin e sakte qe ka secila nga partite, por dihet se PDK eshte fituese. A keni bisedime konkrete me ndonje partner te mundshem qe do te kete partia juaj ne qeverine e ardhshme?

Memli Krasniqi: Deri tani per qeverine e re eshte diskutuar vetem nga analistet. Ne si parti fituese e zgjedhjeve, ashtu siç kemi bere edhe ne te kaluaren do te presim mbylljen e te gjitha hapave te procesit zgjedhor dhe me pas do te nisim bisedimet konkrete ne funksion te krijimit te qeverise se re “Thaçi 3”.

Pandi Gjata: VV eshte shprehur ne menyre kategorike se nuk do te beje koalicion me PDK-ne, madje ka iniciuar edhe nje nisme ku i kerkon partive te tjera te mos bejne koalicion me PDK-ne.

Memli Krasniqi: Logjika e PDK-se ka qene dhe do te jete nje logjike e gjitheperfshires, tolerances dhe punes se perbashket per te miren e vendit tone. Qytetaret e kane vleresuar punen tone deri tani dhe per ne jane te pakuptimta keto logjika perjashtuese apo perçarese. Per te thene se nuk dua te vij ne koalicion duhet te marr ftese, por ata nuk e kane marre nje te tille. Kjo thirrje eshte realisht nje ofendim i vullnetit te qytetareve te Kosoves, gjithsesi VV nuk eshte shume serioze ne kete kuptim dhe kjo eshte deshmuar edhe gjate viteve te kaluara. Per ne eshte e rendesishme qe “Misioni i Ri” jo vetem ka fituar, por ka marr nje mbeshtetje te madhe.

Pandi Gjata: PDK-se do t’i shkoje nje koalicion me krahun e luftes, ka parasysh partine e Haradinajt, por edhe ‘Nismen’ e Limajt, i cili u shpreh i hapur per te diskutuar edhe me PDK-ne apo me LDK-ne, me ke do t’i shkonte per shtat partise suaj?

Memli Krasniqi: Pavaresisht deklarimeve te gjithe jane te hapur per te diskutuar me fituesin, pasi te gjitha partite politike kane deshire te jene pjese e qeverisjes. Ne bejme koalicion me partite politike te cilat i perkasin spektrit politik te cilit i perket edhe PDK-ja, me ato te qendres se djathte. Per ne eshte i rendesishem programi politik, platforma jone politike qe do te jete ne boshtin e qeverisjes se ardhshme. Per momentin asnje nuk mund te jape nje pergjigje me konkrete.

Pandi Gjata: Do te beje edhe nje pyetje hipotetike. Marr shkas nga fakti qe jeni parti fituese, Kosoves i duhet nje stabilitet, nese ndonjeri nga partneret qe ju do te negocioni do te kerkonte edhe postin e Kryeministrit, a do te ishte PDK-ja e ‘gatshme’ per t’ia lene nje prej aleateve kete post apo eshte e pa negociueshme qe zoti Thaçi eshte Kryeminister edhe per mandatin tjeter?

Memli Krasniqi: Zoti Thaçi ka marre besimin per punen qe ka bere per 6 vite e gjysme, si udheheqes i Kosoves dhe kjo besoj se eshte me se e mjaftueshme qe ai te jete ne krye te qeverise edhe ne kete mandat. Thaçi ka thene, “ai qe i fiton zgjedhjet udheheq qeverine”.

Pandi Gjata: Kur mendoni se keto negociata do te mbyllen dhe kur Kosova do te kete qeverine e re?

Memli Krasniqi: Une mendoj qe KQZ, e cila ka bere nje pune shume te mire, do te beje nje pune efikase edhe per certifikimin e rezultateve te zgjedhjeve dhe ajo qe une jam i bindur eshte se qeveria e re do te krijohet shume shpejt dhe shume lehte.

/ Top Channel