Qeveria rrit taksat per makinat. Nga 1 Janari 2017 2 taksa me shume

Nga 1 janari 2017, drejtuesit e makinave me gaz do te paguajne me shume per karburantin.
Me shume taksa do te paguajne edhe drejtuesit e makinave te luksit. Paketa e re fiskale e miratuar nga qeveria sjell ndryshimet per dy taksat e reja per makinat.

Gazeta Panorama boton ndryshimet e takses per makinat e luksit dhe makinave qe perdorin impiantin e gazit, dhe efektet qe pritet te sjelle kjo takse per çmimin e gazit ne treg.

GAZI

Qeveria miratoi paketen e re fiskale, ku percakton aplikimin e akcizes per gazin e lengshem qe perdorin makinat ne masen 13 leke per liter. Behet fjale per gazin e lengshem qe shitet ne pikat e karburantit dhe jo per gazin e lengshem per konsum familjar.

Ne relacionin e paketes fiskale, qeveria argumenton se aplikimi i akcizes per gazin e lengshem per automjete ne nivelin 13 leke/liter behet me qellim perafrimin me standardet e BE-se dhe te vendeve te rajonit qe e taksojne kete produkt. Deri me sot, gazi i lengshem per automjetet eshte perjashtuar nga akciza, por ne te gjitha vendet e Europes ai taksohet si produkt energjetik, pra si nafta dhe benzina. Sipas te dhenave qe jepen ne paketen fiskale, llogaritet qe importi vjetor i ketij produkti te jete 25 mije tone ne vit.

Ndryshimi i akcizes, duke perfshire edhe TVSH-ne, pritet te ndikoje ne rritjen e çmimit te gazit ne 15 leke per liter. Aktualisht, çmimi i shitjes se gazit per automjetet eshte 45 leke deri ne 50 leke per liter. Aplikimi i akcizes do te sjelle shtrenjtim te çmimit, i cili pritet te varioje nga 60 leke deri ne 65 leke per liter. Duke qene se importi vjetor i gazit te lengshem per perdorim nga makinat eshte rreth 25 mije tone ne vit, qeveria llogarit se efekti ne te ardhurat buxhetore pritet te jete 0.5 miliarde leke nga akciza dhe 0.1 miliarde leke nga TVSH-ja. Efekti total ne te ardhura vleresohet plus 0.6 miliarde leke.

MAKINAT

Edhe taksa per makinat e luksit do te ndryshoje. Sipas ligjit aktual, taksa e regjistrimit prej 70 mije lekesh paguhet nga makinat me cilindrat mbi 3 mije kubike dhe me çmim mbi 7 milione leke. Nga janari i vitit te ardhshem, kjo takse do te paguhet nga automjetet me vlere mbi 5 milione leke dhe me cilindrat mbi 3 mije kubike. Ulja e çmimit per aplikimin e takses se makinave luksoze do te shtoje numrin e drejtuesve te automjeteve qe do te paguajne taksen e re. Drejtoria e Sherbimit te Transporteve rekomandon qe per llogaritjen e takses se luksit vetem per efekt te çmimit, te merret parasysh edhe mosha e mjetit.

Per drejtorin e regjistrimit te makinave, Midha, amortizimi i mjetit ndikon ne ndryshimin e çmimit te mjetit.

“Per efekt te takses se luksit dhe konkretisht ne kriterin e çmimit e jo kapacitetit motorik, do te rekomandonim te merrej parasysh mosha e perdorimit te mjetit, per shkak te amortizimit te tij”, tha ai.