Qeveria shqiptare kerkon rihapjen e negociatave me gazsjellesin TAP

Shqiperia kerkoi rihapjen e negociatave me gazsjellesin TAP, pasi Greqia, shteti tjeter ne te cilin kalon ky projekt, ka nenshkruar nje marreveshje me te favorshme.

“Shteti grek ka nenshkruar nje marreveshje te mevonshme, e cila ne pamje te pare ka disa elemente qe jane me fabvorizues ne drejtim te perfitimeve per komunitetin, ne drejtim te asaj qe quhet lokal content, pra perfshirjes se kompanive shqiptare ne projekt dhe ne drejtim te mjedisit”, thote Koli Bele, Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Energjitikes.

Qeveria ka pajtuar si konsulent kompanine Roland Berger. Kjo kompani do te krahasoje marreveshjet individuale qe Greqia dhe Shqiperia kane me TAP dhe do te perktheje ne vlere financiare sesa ka perfituar me shume shteti grek.

“Konsulentet kane rol ne kuantifikimin e ketyre perfitimeve si dhe ne drejtim te keshillimit pasi duhet te kuptohet qe ky proces eshte shume teknik”, sqaron ai.

Por Roland Berger eshte i njeti konsulent qe keshilloi qeverine e meparshme per marreveshjen ekzistuese me TAP, e cila tani kritikohet si jo e favorshme.

“Une nuk jam ne gjendje te gjykoj se çfare qeveria e meparshme dhe kompania kane bere dhe si procesi i meparshem eshte kryer, por kompanite e medha dhe te njohura ne bote jane pak dhe eshte krejt korrekte dhe nuk ka asnje problem qe te jete e njejta kompani. E rendesishme eshte ekspertiza e kompanise”, thote Bele.

Ne negociatat e reja pritet qe qeveria t’i kerkoje gazsjellesit TAP me shume investime ne dobi te komuniteteve ku kalon ky projekt, si shkolla apo spitale si dhe nje perfshirje me te madhe te kompanive shqiptare gjate ndertimit.

/Top-Channel