Qeveria shqiptare zhbllokon llogarite e “Bankers”

“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare kane arritur nje marreveshje, e cila i lejon kompanise kanadeze te rifitoje kontrollin e llogarive te saj bankare.

Sipas marreveshjes, “Bankers” do te paguaje te plote detyrimin tatimor prej 57 milione dollaresh, te cilin qeveria pretendon se eshte shmangur nga kompania.

Skema e rene dakord parashikon qe grupi kanadez te paguaje menjehere 10 per qind te kesaj shume dhe pastaj nga 4.2 milione dollare çdo muaj deri ne shlyerjen e plote te detyrimit.

Por nese Arbitrazhi do te vendose ne favor te “Bankers”, atehere keto para do t’i kthehen mbrapsht kesaj kompanie.

Konflikti mes qeverise dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogarite bankare te kesaj kompanie, pasi kishin marre autorizimin nga gjykatat shqiptare per te mbledhur me force 57 milione dollare.

Ky eshte nje detyrim qe shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime me te larta se ato reale, per te ulur normen e fitimit dhe rrjedhimisht duke shmangur pagesen e taksasve, sikunder parashikohet ne marreveshjen konçensionare.

/Top-Channel/