Qeveria teknike, opsion rezerve

Tejkalimi i krizes institucionale e politike permes krijimit te qeverise teknike ne Kosove, ka pak gjasa te ndodhe, thone analistet politike ne Prishtine.

Çeshtja e nje qeverie teknike eshte permendur keto dite si nje nga idete e shumta, per te evituar ngerçin politik, pas ndarjes se spektrit politik ne dy blloqe.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, sheh pak mundesi qe Kosova te kete nje qeveri teknike.

“Ne qeverite teknike perfshihen zakonisht personalitetet, te cilat nuk eshte se kane ndonje baze votuese, mirepo (qeverite teknike) krijohen ne situata te atilla kur vendet jane ne kriza te thella politike”.

“Une konsideroj se Kosova nuk eshte ne nje krize politike. Ne mund te paragjykojme se eshte mire te krijohet nje qeveri teknike, por duhet te presim se çka do te ndodhe ne seancen konstituive te Kuvendit te Kosoves dhe me pas kur do te propozohet zgjedhja e qeverise”, vlereson Mushkolaj.

Edhe analisti tjeter politik, Shpend Kursani, thote se qeveri teknike mund te kete vetem nese Kosova vazhdon te jete ne nje vakum institucional dhe se, sipas tij, mundesite per diçka te tille jane te pakta.

“Kjo per shkakun se nje qeveri teknike eshte e padeshirueshme ne kontekstin ku ndodhet Kosova, sepse pala nderkombetare, e cila po duket te kete ndikim ne ate çka do te ndodhe ne te ardhmen, nuk eshte e interesuar te kete nje qeveri teknike, qe domosdo do te jete e dobet”.

“Nje qeveri teknike e dobet nuk mund te futet as ne dialog me Serbine, e ky dialog me Serbine eshte prioriteti kryesor i komunitetit nderkombetar. eshte prioritet edhe mbi demokracine, mbi luftimin e varferise e keshtu me radhe”, thote per Radion Evropa e Lire Kursani.

Veç tjerash, Kursani konsideron se nje qeveri teknike, nuk do te mund ta luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas Kursanit, ajo qeveri do te jete e paafte edhe per ta çliruar gjyqesorin nga ndikimet qe i ka pasur deri tash.

Analisti Mushkolaj thote per Radion Evropa e Lire se ne rast te formimit te nje qeverie teknike, ajo nuk do te kete jetegjatesi.

“Une besoj se do te kete perputhje edhe me perfundimin e mandatin te presidentit/presidentes se tanishme ne menyre qe eventualisht pas nje viti e gjysme, respektivisht dy te shkojme ne zgjedhje te pergjithshme dhe parlamentare dhe presidenciale”, thekson Mushkolaj.

Percaktimi i grupeve parlamentare ne perberjen e re te Kuvendit te Kosoves pritet te jete çeshtja kryesore ne kete faze te konstituimit te institucioneve te reja te dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Presidentja Atifete Jahjaga, ka caktuar daten 17 korrik per mbajtjen e seances konstitutive te perberjes se re te Kuvendit te Kosoves. Duke u thirrur ne rezultatin e zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosoves insiston se asaj i takon vendi i grupit me te madh dhe rrjedhimisht edhe e drejta e kandidimit te kryetarit te Kuvendit.

Kurse, duke u thirrur ne marreveshjen pas zgjedhjeve te njejtin pretendim e kane edhe blloku i partive Lidhja Demokratike e Kosoves, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Nisma per Kosoven, te cilat jane bashkuar ne nje grup te vetem parlamentar, ne menyre qe te perbejne shumicen ne Kuvend.

Europa e Lire