Radwanska i jep lamtumiren US Open

Simona Halep vazhdon pa probleme rrugen e saj drejt finales ne Us Open. Tenistja rumune favoritja numer 2 per te triumfuar ne grand-slamin amerikan, mposhti lehtesisht 2-0 me sete, 21-vjecaren Jana Cepelova. Vetem 3 game humbi gjithsej Halep qe ne me pak se nje ore loje kaloi me shifrat perfundimtare 6-2 6-1 tenisten sllovake. Por ne diten e trete te Us Open nuk munguan as surprizat, pasi polakja Agnjeska Radwanska i dha lamtumiren turneut ne raundin e dyte, teksa u eliminua 2-0 me sete nga kinezja Peng. Numri 4 i Botes nuk arriti ta perballonte tenisten aziatike qe regjistroi shifrat perfundimtare 6-3 6-4 ne favor te saj. Ndryshe nga Radwanska nje bilete ne raundin e trete e siguroi rusja Maria Sharapova. Masha edhe pse me veshtiresi ne nje ndeshje qe zgjati 2 ore e 39 minuta mposhti 2-1 me sete, rumunen Dulgheru. Ne fazen tjeter kaloi edhe ish numri 1 i botes tenistja daneze Caroline Wozniacki. 24-vjecarja skandinave mundi 2-0 me sete 6-3 6-4 tenisten nga Bjellorusia, Sasnovich. Edhe Sara Errani dhe Venus Williams arriten te kualifikoheshin ne raundin e trete pasi kaluan respektivisht 2-0 me sete australianen Rodinova dhe zviceranen Bacsinzky. Ne kategorine e meskushjve spikati fitorja e numrit 4 te Botes Stan Wawrinka. Tenisti zviceran theu 3-1 me sete brazilianin Thomaz Bellucci ne nje takim qe zgjati 2 ore e 40 minuta. Ne raundin e trete u kualifikua edhe Thomas Berdych. Tenisti cek u shfaq dukshem superior perballe australianit Leytton Heeit te cilin e mposhti 3-0 me sete me shifrat 6-3 6-4 6-3. Edhe Grigor Dimitrov e pati te lehte sfiden e tij perballe tenistit vendas Ryan Harrison. Bullgari e mundi lehtesisht amerikanin 3-0 me sete ne dicka me shume se dy ore loje. Spanjollit Feliziano Lopez per tu kualifikuar ne raundin tjeter iu desh qe kundershtari i tij kroati Dodig te terhiqej, nderkohe qe letonezi Ernests Gulbis e pati nje shetitje ndeshjen e tij perballe francezit De Schepper, ndaj te cilit humbi gjithsej vetem 7 game.