Rafael Nadal eleminohet nga Shangai Masters

Dita e trete e Mastersit te Shanghait tronditi emrat e medhenj dhe ishte nje dite e mbushur me shume surpriza. Finalisti i edicionit te pare ne vitin 2009 Rafael Nadal u eliminua ne menyre befasuese nga bashkekombasi i tij Feliciano Lopez qe fitoi derbin spanjoll per me teper ne vetem dy sete. Veterani iberik kishte fituar vetem 2 nga 11 perballjet ndermjet tyre por gjithsesi 33-vjecari nga Toledo harroi plotesisht historine dhe zhvilloi nje nder ndeshjet me te mira ne karriere. Numri 21 i botes qe nuk kishte fituar as set ne kater sfidat e fundit mes tyre ndeshkoi numrin 2 te botes ne gamen e gjashte, ndersa ne setin e dyte rikuperoi ne menyre te pabesueshme nje set qe u duk i humbur. Ne gamen e gjashte Rafa pati plot 3 mundesi per te kryesuar 5-1 por Feliciano Lopez ia doli mbane te ruaje sherbimet dhe me pas te rikuperoje duke fituar tre game radhazi. Ne tie break pasi anuloi nje set point ne rezultatin 6-5 Feliciano fitoi tre piket e fundit te takimit duke mbyllur gjithcka 6-3, 7-6 ne 1h 42’.
Ky eshte eliminimi i dyte befasues i Rafes pas disfates ne Pekin me sllovakun Martin Klizan dhe nje rezultat i tille ben qe ne pjesen e poshtme te shortit qe te gjithe te kene shanse te shkelqyera per te shkuar deri ne finalen e madhe. Dita ne fakt qe ne fillim nisi me nje rezultat surprize pas eliminimit te zviceranit Stan Wawrinka nga francezi Gilles Simon. Tenisti helvet kryesonte 3-0 ne setin final megjithate numri 29 i botes rikuperoi duke fituar 6 nga 7 gamet ne vazhdim per te mbyllur ndeshjen me rezultatin 5-7, 7-5, 6-4, ne afersisht 2,5h. Shpresat e Grigor Dimitrov per te shkuar ne Londer muajin e ardhshem pesuan nje goditje te rende pas disfates 7-5, 6-3 qe tenisti bullgar pesoi me veteranin francez Julien Benneteau. Kei Nishikori ndoshta vuajti lodhjen e madhe te dy javeve te fundit ku triumfoi radhazi ne Kuala Lumpur dhe Tokyo teksa u mund ne vetem dy sete nga tenisti amerikan Jack Sock, ndersa kanadezi Milos Raonic u terhoq per shkak te nje demtimi kur ishte ne disavantazh 5-2 me argjentinasin Juan Monaco.
Shpetoi per mrekulli numri 5 i botes David Ferrer qe rrezikoi te mundej ne vetem dy sete nga Martin Klizan, sidoqofte me pas veterani iberik permbysi situaten per te fituar 6-4 ne setin percaktues. Kaluan pa probleme ne 16 tenistet e mbetur Djokovic dhe Murray dy tenistet qe kane fituar kater edicionet e fundit ne Shanghai teksa fituan paster me sete respektivisht ndaj austriakut Dominic Thiem dhe polakut Jerzy Janowicz. Youzhny kaloi me shume veshtiresi ne tre sete dhe 2h 46’ pengesen Dodig dhe po ne set final triumfoi spanjolli Roberto Bautista Agut ndaj kanadezit Vasek Pospisil, nderkaq u kualifikuan pa probleme per ne fazen e 1/8 tuniziani Malek Jaziri dhe John Isner qe munden respektivisht kinezin Wang dhe amerikanin Steve Johnson. Berdych humbi vetem 4 game me francezin Richard Gasquet ndersa Roger Federer qendroi ne fushe deri 40’ pas mesnates, me oren e Shanghait per te bere nje permbysje gati gati te pabesueshme. Nga dita e hene Federer do te behet numri 2 i botes ne kurriz te Rafael Nadal, por fituesi i 22 titujve Masters ne karriere anuloi plot 5 match point ndaj numrit 25 te klasifikimit ATP Leonardo Mayer per te mbyllur ndeshjen me rezultatin 7-5, 3-6, 7-6, ne 2h 40; gjithsej. Lajmi i dites megjithate duket se vjen serish nga Rafael Nadal qe pas eliminimit nga Feliciano Lopez deklaroi se ka vendosur qe te shtyje operimin per ne fund te vitit, pas perfundimit te turneut permbylles ne Londer, pasi i nevojiten pike ne renditjen boterore.