Rakitic: “Nese largohemi nga ky turne faji eshte i tifozeve”

Lidhur me artikullin:

Ivan Rakitic shenjestron ultrasit e Kroacise pas barazimit 2-2 me Republiken Ceke. Mesfushori i Barcelones akuzon tifozet per mungesen e fitores, pasi kundershtaret barazuan vetem pas nderprerjes se lojes per shkak te hedhjes se mjeteve ndezese ne fushe, qe goditen madje edhe nje punonjes zjarrfikes. Per kete episod UEFA ka nisur nje procedim disiplinor.

“Pas asaj qe ndodhi rrezikojme te kthehemi ne shtepi. Te shohim nese do te mund te luajme ndaj Spanjes. Ndoshta do te jemi te detyruar te largohemi para kohe nga ky turne per shkak te sjelljes se tifozeve tane. Jo me kot kemi luajtur edhe me dyer te mbyllura”.

Mesfushori i Barcelones eshte i bindur se nese loja nuk do te nderpritej, fitorja do te administrohej, pasi Kroacia ne ato momente por e dominonte kundershtarin.

“Pervec 20 minutave te fundit, kemi luajtur shume mire. Pas nderprerjes se ndeshjes per disa minuta, per shkak te hedhjes se mjeteve ndezese nga tifozet tane, e humbem ritmin. Per sa i perket 11-metershit, duhet t’i besojme arbitrit, ai e pa me mire ate episod”.

Ne ndeshjen e fundit ne Grup Kroacia do te perballet me Spanjen, ku duhet te shmange humbjen per te siguruar vendin e dyte, ne te kundert, mund te rrezikoje edhe eliminiminm ne varesi edhe te ndeshjeve ne grupet e tjera