Rama: “Drejtesi per te gjithe. Ka marre fund koha e dyfytyresise”

Lidhur me artikullin:

Kreu i qeverise tha se ngjarja e rende e ndodhur mengjesin e sotem ne kryeqytet ku mbeten te vrare 4 persona, ka prekur te gjitha familjet shqiptare, ndersa ka theksuar se ligji eshte i barabarte per te gjithe.

Rama: Familjaret duan drejtesi per ngjarjen kriminale
“Qysh ne sekonden kur mora lajmin e rende per kete ngjarje ishin prinderit e te vrareve dhe prinderit e autoreve te dyshuar qe me erdhen ne mendje. Arrij ta kuptoj se c’mund te ndjejne nenat, baballaret, te afermit e miqte e 4 te vrareve, por edhe per faktin se i dyshuari kryesor i policise per vrasjen e tyre eshte djali i nje deputeteje. Ky fakt e ben te pamundur edhe per opinionin publik qe te mos jete i pandjeshem ndaj nje krimi qe i mori jeten 4 personave”, tha Rama.

Rama: Koha e dyfytyresise se qeverise ka mbaruar
Duke shprehur qendrimin e tij per ngjarjen, kryeministri Rama tha se ne 23 qershor ka perfunduar koha kur kishte nje shtet per femijet e politikaneve dhe shtet per te tjeret. Kreu i qeverise u ndal edhe tek rastet e ndodhura gjate ketyre viteve ne vendin tone, ku familjare e te aferm te qeveritareve kane qene te perfshira ne ngjarje si ajo e Gerdecit, apo e 21 Janarit, ndersa theksoi se tashme drejtesia do te veproje njesoj per te gjithe.

“Historia e gjithe ketyre viteve te veshtira gjate viteve te krimit ka gjetur te perzier edhe femijet e njerezve te politikes. Femijet e njerezve te politikes ne gjithe keto vite kane qene te perziere per te perbaltur prinderit e tyre, nuk ka qene nje histori e denje as per vendin e as per politiken.
Kjo histori papastertie sociale ka krijuar tek njerezit e zakonshem idene se ka nje ligj per femijet e tyre, e nje per femijet e politikaneve. Apo se ka dy shtete, nje per politikanet e familjet e tyre, e nje per njerezit e tjere. Shkurt nje Shqiperi per femijet e njerkes popull, e nje Shqiperi per femijet e nenes politike. Une nuk e di sesa nga femijet e politikaneve qe u bene pjese e historise se krimit ne keto vite, e sa prej tyre jane pre e situatave. Por sot une di me siguri se koha e dyfytyresise se qeverise me kundravajtesit ka marre fund me 23 qershor. Koha e djalit qe nxirrte baben perpara per te mohuar baxhanakun e tij nga foltorja e kuvendit ka marre fund.
Ka mbaruar koha e kryeministrit qe conte truprojat e veta per te blere me para perkrahjen e familjes se nje te vrari ne 21 janar. Nuk e di cdo kishte bere qeveria e asaj kohe nese ne nje vrasje ne nje lokal nate do ishte perfshire djali i nje politikani prej tyre” u shpreh kreu i qeverise.

Rama: Drejtesia e barabarte per te gjithe
Kreu i qeverise Edi Rama i ka kerkuar serish drejtesise qe te beje punen e saj, duke vendosur para ligjit pergjegjesit, dhe duke i trajtuar ata te barabarte. Nderkaq, kryeministri Rama vleresoi punen e Policise se Shtetit per arrestimin e te dyshuarve per vrasjen e 4 personave ne nje lokal nate ne kryeqytet mengjesin e sotem.

“Sot u provua se Policia e Shtetit eshte ne krye te detyres ndaj kujto qofte qe i del perpara si objekt i punes se saj. E kam fare te pamundur ta mendoj se ne ate kohe do te ndryshonte ndonje gje, rruga e qeverise per femijet ne fjale nga rruga e qeverise qe nxori ne rruge vrasesit e 21 janarit. Nese heret e tjera e kam ngritur zerin ndaj gjyqtareve per te vendosur drejtesi, nuk do ta ul sot”, tha Rama.

Rama: Doreheqja e Luizes t’i vleje politikaneve e gjykatesve
Duke e vleresuar si grua, artiste, por edhe politikane, Luiza Xhuvanin, Rama tha se ajo eshte shembulli i etikes ne politike, dhe “Doreheqja e Luizes t’i vleje politikaneve e gjykatesve”. Ndersa duke ritheksuar se ligji eshte i barabarte per te gjithe tha se “Konstandin Xhuvani do ta kete shume te gjate rrugen e kthimit ne shtepi”.

“Nese mesazhi i terheqjes se Luiza Xhuvanit duhet t’i sherbeje si shembull politikes, duhet t’i sherbeje edhe gjykatesve te vendit si deshmi se cfare ka ndryshuar ne kete vend. ligji eshte njesoj per te gjithe femijet. Zyrat jane tonat, pushteti eshte i popullit, femijet jane tanet, dhe drejtesia eshte e barabarte per te gjithe. Djali i Xhuvanit nuk eshte femije, eshte nje burre 26 vjec, eshte tragjedia e gjalle e dy prinderve te mrekullueshem. Gojet e mbushura plot qe u zbrazen sot ndaj Xhuvanit, nga opozita, e cila e la vendin te rrenuar i perkasin e jetes se ulet. Ndersa nenes qe i ra sot per pjese, te perjetoje kete situate, u terhoq. Sot jane dy prinder tragjikisht fatkeqe qe tani me duhet ta jetojne jeten e tyre si nje film tragjik deri ne fund te jetes, pasi Konstandin Xhuvani do ta kete shume te gjate rrugen e kthimit ne shtepi”.


Video: