Rama: Kandidatura e Zhitit nuk terhiqet; akuza presidentit

Lidhur me artikullin:

Kryeministri Edi Rama, permes nje postimi ne rrjetin social Facebook, ka rikonfirmuar mbeshtetjen per kandidaturen e Visar Zhitit per ambasador ne seline e shenjte te Vatikanit.

“Poet i rralle. I burgosur politik i diktatures. Shqiptar edhe me i rralle. I vetmi deputet e minister i Partise Demokratike qe s’ka fyer kend dhe as ka shpifur per askend. Nje periudhe sherbimi ne diplomaci me kontribut per kulturen. Botues i nje volumi dinjitoz ne italisht ne nderim te Nene Terezes”, eshte shprehur Rama ne profilin e tij.

Shefi i qeverise i konsideron te papranueshme rezervat e shprehura ndaj figures se Zhitit, e cila sipas tij eshte mirepritur nga vete Vatikani.

“Komisioni i jashtem i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbeshtetje pa asnje rezerve. Vete Selia e Shenjte, permes Nuncit Apostolik ne Tirane, na percjell mirepritjen me te ngrohte per propozimin, me fjalet me te mira per kandidaturen”, vijon Rama.

Me tej ne mesazhin e tij Rama i cileson si te pabaza pretendimet e presidentit te vendit, qe refuzoi dekretimin e kandidatures, se Zhiti ka cenuar kishen me nje prononcim publik.

“Argumenti i zotit president? Kandidati per ambasador i Republikes se Shqiperise ne Vatikan paska cenuar kishen me nje prononcim publik! Nje prononcim ky i fundit ne fakt, krejt i pafajshem dhe, njesoj si poezite e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e larte shteterore per te ndeshkuar Visar Zhitin”, vlereson Rama.

Ndonese shprehet ngurrues per te komentuar veprimet e presidentit, nje institucion sipas tij i rrenuar nga PD, kryeministri shton se perballe kesaj situate nuk mund te rrije i heshtur.

“Por sot, une nuk mund te hesht dot ne asnje menyre. Sepse ky eshte ridenimi i Visar Zhitit. Fatmiresisht me i lehte se i pari. Sepse poeti nuk do te kyçet ne burg; djali nuk do te shkeputet per se gjalli nga nena; bashkeshorti nuk do te ndahet me perdhune nga gruaja. E megjithate, ky ridenim eshte fatkeqesisht me i hidhur se denimi i pare. Sepse nje i denuar i diktatures komuniste per lirine poetike nuk mund te ridenohet sot nga presidenti i Republikes se Shqiperise per qellime politike”, shton Rama ne reagimin e tij.

Burimi:Top Channel