Rama: “Kosova eshte e pavaruar! Njiheni!!!”

Lidhur me artikullin:

Kryeministri Edi Rama ne konference per shtyp me homologun e tij serb, ka thene se Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe ky realitet nuk kthehet me pas,
Ai ka kerkuar nga qeveria serbe qe te respektoje dhe te permiresoje marredheniet e shqiptareve ne Luginen e Presheves:

I nderuar kryeminister Vucic.
Rastesia e desh qe nje dite pas kremtimit te 25-vjetorit te Murit te Berlinit, te ngrihet ketu flamuri kombetar i shqiperise dhe te nderojme himnet e njeri-tjetrit. Do na duhet vizion per te qene ne Bashkimin Europian dhe kurajo, por jo me shume se vizioni dhe kurajo e Bashkimit Europian. Do na duhet besim, por nuk do te jemi vetem qe historia te ndikoje negativisht marredheniet mes nesh. Ne kemi nevoje per Europen e bashkuar, por edhe Europa e bashkuar ka po aq nevoje per ne ballkanasit. Paqja duhet te na jape te gjitheve kurajo per t’u ndare nga rruga e vjeter. Ne shqiptaret e kemi edhe kete vizion, edhe kete kurajo. Ne ju shtrijme doren per nje bashkepunim te sinqerte, se femijet tane nuk do te vuajne nga e kaluar. Ne duam ta ngrejme bashkepunimin ne nje tjeter nivel. Aktualiteti i veshtire ne Europe dhe sfidat ne Ballkan, do te na testojne per te ardhmen. Ne do te bejme cmos te komunikojme dhe bashkepunojme intensivisht. Ekonomite tona jane te vogla, por ekonomia jone si rajon nuk eshte nje ekonomi e vogel. Buxhetet tona jane te vogla, por se bashku ne nuk jemi te vegjel per t’u degjuar dhe mbeshtetur nga Bashkimi Europian. Eshte nje shans per vendet tona, qe qeverisin nga nje gjenerate tjeter. Dhe per kete shpresoj qe gjenerata e e re e politikes serbe ta shoh me nje sy tjeter Luginen e Presheves. Ne duam qe Beogradi te respektoje te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves, pasi eshte nje e drejte qe ata e meritojne.

Per Kosoven kemi dy qendrime te ndryshme, por realiteti eshte nje: Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende te botes. Eshte nje realitet i pakthyeshem dhe ajo duhet respektuar. Pavaresia e Kosoves e ka bere Ballkanin me te qendrueshem dhe me te paqte. Ne e cmojme dhe nxisimin dialogun Serbi-Kosove.

Ky dialog eshte nje sukses, por ai eshte ne radhe te pare nje vlere e krijuar nga lidershipi i dy shteteve”, tha Rama.