Rama lajmeron fazen e dyte te aksionit anti-informalitet

Kryeministri Edi Rama ka shpallur kete te hene, ne nje takim te posaçem nisjen e fazes se dyte te aksionit kunder informalitetit.

Ne fjalen e tij, Rama ka shprehur bindjen per suksesin e ketij operacioni, duke pare fazen e pare te tij, qe solli sipas tij “rezultate te prekshme”.

Shefi i qeverise ka nenvizuar se ne 20 vjet ekonomia informale kishte shtrire rrenjet e saj, duke arritur te bashkejetonte me shtetin dhe duke bere te pamundur mbrojtjen e konsumatoreve.

“Ndersa sot jemi ne kushte te reja. Hapem dy kanale te rendesishme komunikimi per te denoncuar informalitetin”, ka thene Rama, duke shtuar se “formalizimi eshte nje e mire e perbashket”.

Me tej, duke cituar disa te dhena statistikore Rama ka saktesuar: “Te ardhurat per 3-mujorin e pare te vitit jane pertej parashikimeve, ne 3 muaj kemi arketuar rreth 100 milione dollare me shume, kemi regjistruar nje rritje te ndjeshme ne produktet e akcizes, fale rezultateve zeruam taksat per rreth 83 mije biznese te vogla. Jemi duke mbyllur perfundimisht shtigjet e kontrabandes”, ka shtuar Rama.

Ndersa ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se, sot Shqiperia ka nje model te ri ekonomik te konfirmuar nga 3 institucione nderkombetare dhe Banka e Shqiperise.

“Sot ekonomia shqiptare e ka lene krizen mbrapa dhe ne themel ka luften kunder informalitetit”, ka thene Ahmetaj.

/Top-Channel