Rama: Ndergjegjesim per plazhe te pastra, as NATO s’ka çfare te beje

Tirane- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur nje sfide kthimin e Shqiperise ne nje vend turistik europian mesdhetar. Dhe per kete duhet nej pune e madhe e ndergjegjesimit te qytetareve pasi nese nuk behet kjo edhe sikur NATO te vije ketu me te gjithe forcat e ka te pamundur te mbaje gjithe vijen bregdetare te paster.
“Na duhet me patjeter te fitojme sfiden e nje vendi turistik, te nje vendi turistik europian mesdhetar.Duhet t’i kthejme plazheve pastertine nga plehrat dhe mbeturinat dhe sigurisht per kete duhet bashkepunim.
Sepse edhe sikur NATO te vij ketu, me te gjitha forcat, e ka te pamundur ta mbaje gjithe vijen bregdetare te paster, ne rast se çdo njeri çfare ka ne dore e hedh ne rere. eshte nje plan i plote dhe kam pershtypjen se ne do mund te bejme nje bilanc pozitiv dhe jam i bindur qe do mesojme nga gabimet e pashmangshme kur behet diçka e re. Nese fitojme sfiden, luften e te qenit bashke ne luften kunder plehrave,atehere kemi bere nje hap para per nje Shqiperi tjeter ne syte e botes” tha Rama sot ne prezantimin e planit te masave per sezonin turistik.