Rama ne oren 12.00 konference te posacme mbi viziten ne Serbi

Lidhur me artikullin:

Sot ne oren 12:00 nga salla e hartave ne Kryeministri, kreu i qeverise shqiptare do te dale publikisht ne nje konference te posacme per mediat per te folur mbi viziten historike ne Serbi, e para e nje kryeministri shqiptar pas asaj te ish-diktatorit Hoxha 68 vjet me pare.

Kryeministri Rama udhetoi drejt Beogradit me 10 nentor, nje vizite kjo e shtyre dy here me pare, ne shkurt per shkak te zgjedhjeve ne Serbi dhe ajo e 22 Tetorit per shkak te incidenteve ne ndeshjen e futbollit Serbi-Shqiperi.

Rama u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vucic ku pas nje takimi koke me koke, konferenca live per mediat do te shfaqte tension mes tyre kur kryeminsitri shqiptar zgjodhi te flase jashte pritshmerive te Vucic, per nje ceshtje jo pak te ndjeshme per Beogradin zyrtar, Kosoven!

Ndalesa e dites se dyte te vizites ishte Lugina e Presheves, komuna serbe me shumice shqiptare e cila e priti si kryeministrin e dyte te saj, mes valleve e flamujve kombetar kuqezi. Tensionet e shkaktuara nga ceshtja e njohjes se Kosoves si shtetit i pavarur, nuk penalizuan marreveshjet e shumta te firmosura mes Serbise dhe Shqiperise, marreveshje qe prekin edhe shqiptaret e Lugines se Presheves, te munguara prej vitesh ne keto troje shqiptaresh, Medvegje, Bujanovc e Presheve.


Video: