Rama: Vizita ime ne Serbi ne kohen e duhur ne tryeze edhe Presheva

 

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën serbe “Danas” thekson se mes Shqipërisë dhe Serbisë ka shumë hapësira për bashkëpunim. Ndërsa shprehet se ka mirëpritur ftesën e Qeverisë serbe për të vizituar Beogradin, Rama konfirmon se ende nuk ka një datë se kur do të relizohet kjo vizitë, e cila është e para për një kryeministër shqiptar. “Nuk di se si mund të ecet përpara duke mbajtur kokën pas. Nëse e kaluara do të vendoste të sotmen, atëherë padyshim s’do të ekzistonte e ardhmja. Historia e konflikteve ballkanike është mjaftueshmërisht e njohur, ndoshta dhe tejet e trajtuar sa që ishte kthyer në njollën e përbashkët të “Ballkanit si fuçi baruti”, apo vendit të copëtimeve e grindjeve. Nuk besoj se ka ndonjë nga ne që do të zgjasë në të ardhmen këto njolla, apo t’i lejojë ato të formojnë kënetën e konfliktit si kurthi historik për gjeneratat tona të reja, kur në fakt ne po ecim në rrugën e një destinacioni të qartë e të përbashkët, Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Zoti Kryeminister Rama, me pare ishte paralajmeruar vizita juaj zyrtare Beogradit, por ajo eshte shtyre pas shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne Serbi. A jeni duke pritur perseritjen e fteses pas krijimit te Qeverise se re te Serbise? A ka sinjale se ne çfare kohe do te mund te realizohet vizita juaj?

Edi Rama: Fillimisht, me lejoni te theksoj se e kam mirepritur ftesen e ardhur nga Qeveria e Beogradit. Shtyrja e saj per shkaqe te kalendarit politik ne Serbi, natyrshem nuk ka ende nje date dyte perfundimtare, perderisa dhe procesi ne Serbi vazhdon. Besoj se e rendesishme eshte te nenvizoj ne kete rast prioritetin, qe Shqiperia i jep bashkepunimit te ngushte me vendet e rajonit e padyshim, me Serbine, me te cilen jam i mendimit se ka shume hapesire bashkepunimi, koordinimi e bashkebisedimi krejtesisht te pashfrytezuar. Besoj se vizita do te realizohet ne kohen e duhur, qe uroj te jete nje kohe e shpejte, gjithsesi pas perfundimit me sukses e ne te miren e popullit serb te procesit politik ne vendin e tyre.

Thate se marredheniet mes Serbise dhe Shqiperise kane perjetuar hapesira te pashfrytezuara, ndoshta donit te thonit nuk kane qene te mira. Si i shpjegoni rrethanat qe kane ndikuar ne kete, sidomos ne njezet vitet e fundit gjate krizes se Kosoves? A besoni se pas gjithe atyre pervojave te keqija te se kaluares, mund te ndodhe kthesa qe do te sjelle normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Ju pyes kete edhe per arsye se ne Serbi serish ne pushtet do te jene partite dhe personalitetet qe kane qene bashkepunetore te regjimit te Milosheviçit. Si e komentoni kete?
Edi Rama: Une nuk di se si mund te ecet perpara duke mbajtur koken pas. Nese e kaluara do te vendoste te sotmen, atehere padyshim s’do te ekzistonte e ardhmja. Historia e konflikteve ballkanike eshte mjaftueshmerisht e njohur, ndoshta dhe tejet e trajtuar sa qe ishte kthyer ne njollen e perbashket te “Ballkanit si fuçi baruti”, apo vendit te copetimeve e grindjeve. Nuk besoj se ka ndonje nga ne qe do te zgjase ne te ardhmen keto njolla, apo t’i lejoje ato te formojne keneten e konfliktit si kurthi historik per gjeneratat tona te reja, kur ne fakt ne po ecim ne rrugen e nje destinacioni te qarte e te perbashket, Bashkimin Europian. Ne kete rruge une besoj se mund te ndihmojme ne forcimin e demokracise ne vendet tona, qe do te thote se nuk mund te paragjykojme zgjedhjen e lire te popullit serb, zgjedhjet e lira te popujve. Padyshim, vendet tona s’duhej te kishin lene kaq gjate kaq shume hapesira te pashfrytezuara bashkepunimi. Por, keqardhja per kete s’mund veçse te perbeje nje shtyse per te rikuperuar, nderkohe qe jane krijuar te gjitha kushtet per te hapur nje faqe te re te marredhenieve ne mes dy vendeve tona. Nje dinamike e re dhene marredhenieve Shqiperi-Serbi do te perbente nje siguri me shume e nje shans me shume per kohen e re qe ka filluar ne rajonin tone. Synimi yne per BE dhe ne kete kuader dhe marreveshja historike mes Kosoves dhe Serbise, simbol i eres se re ballkanike, nuk lene me vend per llogari shume te vjera. Ne kete kuptim, ne i kemi thene haptazi vleresimet tona per Millosheviçin, dhe do t’i themi per kedo cenon paqen, sigurine, progresin, stabilitetin e rajonit, por ne nuk kemi paragjykime. Ne besojme ne sinqeritetin e orientimit paneuropian te zyrtareve serbe, dhe kemi deshiren qe te ecim sebashku ne rrugen europiane si nje destinacion brenda vetes, qe do te thote demokraci, mireqenie, siguri ne vendet tona dhe ne rajon.

A ka qene e mundshme qe kjo kthese te realizohet me heret? Ne Serbi ne vitin 2000 erdhen ne pushtet forcat demokratike, por nuk ndryshuan raportet me Shqiperine. Pse eshte dashur te kalojne 14 vjet qe te kemi viziten e pare zyrtare Beogradit te nje Kryeministri te Shqiperise?
Edi Rama: E para, besoj se nga 14 vitet e shkuara, pjese e tranzicionit te shoqerive tona nga sistemi totalitar ne ate pluralist, kemi lene pa bere e pa arrire shume gjera, si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Serbi e ne shume vende te rajonit. Ne kete kuptim le shume per te deshiruar dhe bashkepunimi rajonal. E dyta, me duket sikur pjeses me te madhe te politikes serbe, perfshire ketu dhe forcat qe rrezuan Millosheviçin, per shume arsye, i eshte dashur nje kohe shtese per te njohur realitetin e ri te krijuar ne Kosove pas vitit 1999, dhe sidomos pas vitit 2008, kur Kosova shpalli pavaresine. Ndoshta mund te ilustroj ç’nenkuptoj me kete me deklaraten e disa viteve perpara te nje miku personal, ish-presidentit z. Boris Tadiç. E kujtoj kete deklarate, jo vetem sepse shprehej me nje zhargon prej admiruesi te basketbollit, dhe une ne rini kam qene basktebollist, por dhe sepse shprehte nje hidherim te pakapercyer te politikes serbe nga humbja e Kosoves. Z. Tadiç thoshte se Kosova i ngjan minutes se fundit te lojes se basketbollit, kur kundershtari udheheq me 20 pike e per ta fituar lojen ekipi i Serbise duhet te shenoje shtate trepikesh, ne nje kohe te pamjaftueshme me nje kundershtar qe s’ka nevoje te shenoje asnje pike. Demokrateve ne Serbi, dhe te gjithe spektrit politik, ndoshta i eshte dashur si fillim te pranojne pastaj dhe te shpjegojne, qe Kosova, ne kuptimin qe deshirohej, qe nje mision i pamundur, dhe realiteti ishte ndryshe tashme. Per Serbine ndoshta ishte nje faze e paanashkalueshme kjo. Perndryshe, dua t’ju kujtoj se z.Tadiç e filloi dialogun me Kosoven, dhe mbi ato premisa e vazhduan zoti z. Daçiç dhe z. Vuçiç.

A eshte vizita e juaj ne Serbi e kushtezuar nga BE-ja dhe motivi i perparimit te dy shteteve ne procesin e integrimeve evropiane? A eshte ky njeheresh njeri prej kushteve per avancimin me te shpejte ne rrugen drejt Evropes?
Edi Rama: Bashkimi Evropian eshte vizioni, ideja dhe konteksti ne te cilin po ndodhin ndryshimet. Ne kete kuptim paraqitet dhe domosdoshmeria te ndryshojme radikalisht raportet mes dy vendeve tona. Ky eshte fakt, siç eshte fakt se Brukseli ka detyrime dhe kushte qe na kerkon t’i plotesojme. Por, une besoj se BE nuk do te ishte nje aspirate madhore e popujve tane nese keto detyrime e kushte nuk do te ishin diçka qe i shohim si nevoje e domosdoshmeri dhe ne vete. Pra, te ndermarresh hapa me BE si synim dhe Brukselin si background, ne fund te fundit nuk ka te beje me Brukselin, por me vetveten, me dobine e te miren e secilit prej vendeve tona. Prandaj intensiteti i marredhenieve ne rajon, mund te kene shtyse BE-ne, por kane si rezultat, dhe kete e dime, mireqenien e rajonit. Se fundmi, une besoj se rajoni yne eshte hapesire perplotesimi te vendeve me njeri–tjetrin e jo konkurence, aq me teper konflikti. Ndaj padyshim, bashkepunimi do te na beje te perparojme me shpejt si shoqeri e te arrijme anetaresimin me shpejt per secilin prej vendeve tona.

 Si ndiheni ne rolin e Kryeministrit shqiptar i cili pas gati shtatedhjete viteve do te vizitoje Serbine? Heren e fundit kur nje kryeminister shqiptar ka qene ne Bograd, ka qene vizita e Enver Hoxhes ne vitin 1947, dhe ate si mysafir i Josip Broz Titos dhe i federates te atehershme jugosllave.
Edi Rama: Ndihem me fat qe jam njeri prej Kryeministrave te asaj, qe pas marreveshjes Kosove-Serbi, mund te quhet koha e re e rajonit. Ndjej mirenjohje per te gjithe punen e sakrificen e njerezve, pa rendesi kombesia a nacionaliteti, pa rendesi profesioni apo krahu politik, qe bene te mundur kete kohe. E di qe ka shume faktore qe bejne ndryshimin, qe sot na vendos ne nje kontekst krejt te ri, dhe une jam posaçerisht i gezuar qe me jepet shansi, persa i perket perfaqesimit te Shqiperise, qe te ndryshojme marredheniet mes vendeve tona ne kete kontekst. Kemi humbur kohe. Por ajo qe mendoj tani, nuk eshte sa vite kane kaluar, çfare nuk kemi bere, por sa vite kemi perpara dhe sa shume kemi per te bere.
Do te doja te sjell ne vemendje se 2014 eshte viti i pare pa konflikte te hapura ne historine e Ballkanit dhe perkimi i ketij viti me 100 vjetorin e Luftes se pare Boterore, qe nisi pikerisht ne Ballkan, eshte mjaft domethenes per te pasur idene e plote te ndryshimit historik qe ka ndodhur me marreveshjen mes Kosoves e Serbise. Kjo paqe eshte nje arritje, por dhe pergjegjesi e perbashket, per te hapur pa humbur kohe nje epoke te re bashkepunimi rajonal, sepse vetem e te ndare nuk i perballojme dot sfidat e renda te ekonomise, papunesise, pasigurise energjitike, tensioneve sociale si pasoje e ketyre e shume sfida te tjera me radhe. Jam i bindur se na duhet me shume bashkepunim dhe me shume Evrope ne Ballkan. Kemi folur per kete dhe me kancelaren Angela Merkel. Ishte shume mbreselenes fakti se kancelarja ka nje vizion te qarte per nevojen e Ballkanit per Evropen si edhe te Europes per Ballkanin. Nese ne, te gjithe bashke ne rajon, do te dime te bashkepunojme me zotesi e efikasitet, me siguri do te gjejme shume me teper vemendje e mbeshtetje nga Gjermania e nga krejt Evropa padyshim.
Cilat jane prioritetet ne zhvillimin e marredhenieve mes dy shteteve? Per çka do te bisedoni me zyrtaret serbe? Cilat jane temat kryesore qe do t’i shtroni ne tryeze?
Fillimisht, si ne çdo nisme te ketij lloji, besoj se do te identifikojme bashkarisht temat dhe fushat me interes te ndersjellte apo ato ku kemi probleme, per te reflektuar mbi menyrat se si mund te adresohen keto te fundit. Persa i perket zgjatjes se tranzicionit dhe disa aspekteve te zhvillimit, vendet tona jane ne situate te ngjashme. Ndaj dhe besoj nuk do te jene te pakta temat e fushat e bashkebisedimit tone. Nje nga temat, qe e shoh me interes te veçante eshte ajo e trajtimit te rajonit si nje treg i perbashket nga i cili mund te kemi perfitime ne shume fusha, nese arrijme te zhvillojme nje treg unik edhe para integrimit ne BE. Persa i perket problemeve qe mund te hasim ne bashkebisedime mund te jene qendrimet ne lidhje me Kosoven. Gjej rastin te theksoj se Qeveria shqiptare nuk do te mbaje nje qendrim paternalist ndaj shtetit te Kosoves. Per ne Kosova eshte nje shtet i barabarte me shtetet e tjera ne rajon. Ne bisedimet tona me Beogradin, ne rastet kur do te hapet tema e Kosoves ne do te insistonim qe Kosova te trajtohet, siç eshte, subjekt me vete. E ne çdo rast nuk ka perse ne te flasim ne emer te Kosoves. Natyrshem, ka shume gjera qe mund te nderlidhin bashkepunimin ne trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd, por gjithsesi, ne kete trekendesh ka tre shtete te veçanta e te barabarta. Per me teper besoj se rajonit tone do t’i sherbente nje perfshirje e sa me shume vendeve te rajonit ne sa me shume nisma te perbashketa. Gjithashtu, ne rang rajoni dhe midis dy shteteve tona besoj se eshte e rendesishme tema e minoriteve. Minoriteti serb ne Shqiperi, edhe pse me numra eshte shume i vogel, ka tashme dhe nje shkolle ne fshatin Hamil te Fierit ku studiojne rreth 100 studente me origjine serbe dhe boshnjake. Nga ana tjeter, ne Serbi ka nje minoritet me te madh shqiptar, nje pjese e konsiderueshme e te cilit ne Luginen e Presheves ku mijera nxenes kane problem ne tekste mesimore ne nje kontekst dhe te papunesise, problemeve ekonomike, te perfaqesimit etj. Duke pasur parasysh dhe angazhimin e Serbise per te drejtat dhe sigurine e Serbeve ne Kosove e kudo, une besoj se ne çdo rast permes dialogut te hapur mund te zgjidhim me se miri çeshtjet te lidhura me minoritetet ne baze te standarteve europiane dhe ne dobi te zhillimit te te gjithe rajonit.
 A ndikohet marredhenia me Serbine nga gjendja politike ne Shqiperi, ose, thene ndryshe, a keni perkrahjen e opinionit te brendshem per vendosjen e raporteve normale me Serbine?
Koalicioni qeveritar, “Aleanca per Shqiperine Europiane”, ka fituar zgjedhjet e qershorit 2013 me nje numer historik votash dhe ka ne parlament nje maxhorance shume te gjere. Ne jemi votuar pasi kemi shprehur qarte idene tone per intensifikimin e bashkepunimit ne rajon dhe Shqiperine si nje vend aktiv ne forcimin e ketij bashkepunimi. Programi yne qeveritar synon modernizimin dhe zhvillimin e qendrueshem te vendit dhe ne jemi te bindur se kjo nuk mund te arrihet pa bashkepunim rajonal. Kohen e re te filluar ne rajon duam ta shfrytezojme ne sherbim te gjeneratave te reja. Nuk besoj se ka ndonje ze me peshe ne opinionion publik shqiptar qe te jete kunder kesaj. Per me teper jam i mendimit se nuk duhet te hiperbolizohet a krijohet nje histori shume e madhe ndarjeje mes Serbise dhe Shqiperise, sepse nuk perputhet me realitetin. Duke lene menjane analizen historike, e para, sepse qofte dhe te limituara ka pasur gjithnje shkembime ne biznes dhe marredhenie tregtare me dy vendeve. Dhe e dyta, sepse ka pasur vizita ne nivel ministrash per shembull, z. Ilir Meta kryetari i forces se dyte te koalicionit qeverises, ne fuksionin e Ministrit te Jashtem ka vizituar Beogradin, kurse z. Mrkiq, homologu i tij i asaj kohe, ka vizituar Tiranen.
Si e shihni vazhdimin e dialogut mes Kosoves dhe Serbise? Cili eshte sipas jush problemi kryesor dhe çka do te veçonit si arritje me te madhe te ketij dialogu?
Shpresoj se me vazhdimin e dialogut do te kete perparim ne lidhje me Marreveshjen e Brukselit, e cila besoj se duhet te zbatohet ne teresi. Gjithashtu, mendoj se ne perfundimin e dialogut mes dy vendeve do te ishte shume i rendesishem nenshkrimi i nje deklarate te fqinjesise se mire mes dy shteteve, si akt i normalizmit te marredhnieve Kosove – Serbi. Ky akt qe do te qe nje mbeshtetje per anetaresimin e Kosoves ne organizata nderkombetare si per shembul OKB, dhe nje shtytje keshtu per integrimin e Kosoves dhe Serbise ne BE. Padyshim, ne kete pike perballemi me problemin e mosnjohjes se pavaresise se Kosoves nga Beogradi. Une mendoj se ky nuk eshte reagimi i duhur ndaj pavaresise se Kosoves dhe se krijon shume humbje kohe, gjithsesi kjo mbetet ne vleresimin e politikes serbe dhe balances qe do te vendose te mbaje ajo mes mosnjohjes si refuzim e mosnjohjes si hezitim dhe shtyerjes per sa me vone. Me variantin e dyte, normalizim te plote te marredhenieve me Kosoven pa u deklaruar per pavaresine, Serbia perveçse ka hapur rrugen e saj drejt BE-se, mendoj se dhe i ka dhene nje shtyse themelore epokes se re ne rajon. Gjithsesi, per ta konsoliduar kete epoke, per te cilen kam folur me heret, duhet njohja e shtetit te Kosoves, gje qe besoj do te pershpejtonte ne menyre radikale dhe anetaresimin e plote te Serbise ne BE.

Kryeministrat e Kosoves dhe te Serbise, siç e dini, jane propozuar per Çmimin Nobel per Paqe. A e meritojne ata kete çmim?
E kam perkrahur publikisht propozimin sapo ai eshte paraqitur. Jam i bindur se ky do te ishte nje çmim shume merituar per kurajen dhe largepamesine qe kane treguar te dy kryeministrat ne te thyerjen e miteve dhe tabuve politike, por edhe kulturore mes popujve dhe per kontributin ne shnderrim e imazhit te Ballkanit nga nje vend konfliktesh ne nje vend doreshtrengimesh, qe padyshim s’jane thjesht imazh, por nje realitet qe po konsolidohet dita dites ne rajon.

 A do te ftohet se shpejti ndonje zyrtar serb per vizite ne Shqiperi?
Patjeter. Kemi shume hapesira bashkebisedimi e bashkeveprimi per te shfrytezuar, shume kohe per te rikuperuar. Deshira jone eshte qe takimet tona te shpeshtohen dhe te pasurohen ne nivele dhe ne fusha te ndryshme.