Ramiz Kelmendi, biznesmeni nga Kosova dy fjale per dy qeverite tona

Deputeti tashme i pavarur i Kuvendit te Kosoves, njeheresh biznesmeni nga Kosova i cili ka shtrirje biznesi edhe ne Shqiperi, Ramiz Kelmendi, tregon se si konkretisht qeverite tona do te kishin mundesi te hiqnin pengesat per rritje te shkembimit te ndersjellet tregtar. Shkrimin e tij, te plote mund ta lexoni me poshte.

“Takimi nderqeveritar dhe zgjedhja e shqetesimeve qe preokupojne bizneset

Ky takim eshte mundesi e mire per te avancuar shkembimin tregtar te perbashket, rritjen e produktivitetit dhe shtimin e punesimit i cili eshte shume i domosdoshem per te dyja qeverite dhe vendet e tona (Po te merret krahasimi i shkembimit tregtar te Gjermanise dhe Austrise, Shqiperia dhe Kosova duhet te kene diku rreth 5 miliarde euro ne vit, shkembim tregtar. Ne deri me sot ne kete bashkepunim kemi diçka nen 0.5 miliarde (nen 500 milione euro) ne vit. Atehere sa paska vend per te bashkebiseduar dhe respektuar marreveshjet).

Dogana dhe çmimet referente, eshte po ashtu nje shqetesim i madh, sidomos per kompanite legale dhe formale, sepse nje grup i administrates doganore vendosin per çmimet referente prej me se nje milione artikujsh. A thua se ata, jane aq eksperte qe t’i ndertojne çmimet referente apo keto çmime i pershtatin sipas nevojes se grupacioneve te politikes dhe bizneseve te lidhura me ta, meqe ligji u jep zgjidhje me kujdes te gjitha ketyre çeshtjeve.

Çdo mall i importuar ka faturen e mallit, sasine dhe çmimet e blera. Ka dhe dokumentin e Doganes se eksportit dhe ka dokumentin e pageses me transferte bankare. Po ashtu posedon edhe kalkulimin dhe çmimin e shitjes me pakice te realizuar nepermjet arkes fiskale. Te gjitha keto e rrumbullakojne procesin e besueshmerise se paraqitjes se sasise reale dhe çmimit real, prandaj ketu nuk ka vend per te dyshuar apo nuk ka vend per te besuar pafundesisht, por kjo gje mund te percillet me organet e grumbullimit te brendshem te tatimit ne vleren e shtuar nga Administrata Tatimore e te dyja vendeve. Çdo shmangie ne fazen e pare reflekton si paraqitje ne fazen e dyte dhe pagesa e tatimit ne fitim, qe praktikisht perfundon detyrimisht shmangiet (nese ekzistojne), nuk eshte e drejte dhe ligjore dhe kushtetuese te demtoje bizneset ne teresi per shkak te disa bizneseve jo legale.

Me keto çmime referente ne shumicen e rasteve favorizohen shmangesit e çmimeve te zvogeluara sepse kane mundesi korrespodimi me stafin e doganave dhe vendosja e ketyre çmimeve ne baze te interesit te nderlidhur. Nese vertetohet se shmangesi ka bere me qellim mund te ndiqet penalisht prane organeve te drejtesise apo edhe keto institucione nuk besojne ne koleget e tyre.

Me keto çmime tentohet te barazohen te aftit dhe te demtohet seriozisht ekonomia e lire e tregut si dhe aftesia per te kontraktuar çmime me te mira, kuptohet, nese ka sasi te mjaftueshme pagese te avancit dhe formave te tjera.
Me kete po arrihet te mbushet buxheti ne hyrje te Kosoves dhe kjo mos te realizohet fare nga te hyrat e brendshme, tentohet te favorizohen shmangesit dhe te demtohen formalet.

Organet e kontrollit te kualitetit: Edhe keto kane vend per permiresime sepse shpesh eksportuesit e vegjel siç jane prodhuesit e Kosoves dhe te Shqiperise eksportojne ne keto dy vende sasi te vogla dhe asortiment te gjere. Pra, nje kontroll i kualitetit per produkte e qe shpesh dergohen me shume ne analiza duke dyshuar ne kualitetin e tyre, ndersa kostoja e analizave del me shume se 10 per qind e çmimit te produktit. Pastaj, e njejta kosto eshte e paperballueshme dhe eliminuese ne tregjet e eksportit, po ashtu me kete eshte edhe e pamundur per t’u bere pjese e tregut te perbashket. Nga keta shembuj konstatojme se nese i shikojme tregjet e te dyja vendeve tona, prodhuesit e vegjel nuk jane ne raftet e dyqaneve te shteteve tjera ku eksportohet. Edhe ketu duhet te ekzistoje besueshmeria e organeve te kontrollit te shendetit dhe fitosanitare qe bejne shtetet tona, duke kerkuar nga keto organe te shtojne vigjilencen e kontrollit te rritur per ato biznese te cilat deshirojne te eksportojne.

Mungesa e mbeshtetjes nga kompanite tregtare te medha qe operojne ne keto dy shtete, te cilat kane rol dominant ne ngritjen e konsumit ndershteterore obligon qe te punohet politikisht dhe me asociacione ekonomike per te mbeshtetur pa rezerve keto biznese te vogla ne te dyja anet ne menyre qe te behen pjese e ekonomise se perbashket.

Vend te veçante ketu kane edhe mjetet publike te informimit siç jane RTK dhe TVSH per promovimin e prodhimtarise dhe produkteve per nje kohe te caktuar dhe me nje çmim te arsyeshem se paku per vitin e pare te punes meqe keto financohen edhe nga taksapaguesit e tashem dhe taksapaguesit qe po ndertojne me marketingun e shtuar.

Po ashtu, vend te veçante zene edhe mbeshtetja politike e aktereve ekonomike te te dyja shteteve qe kane apo paraqesin duke penguar kete shkembim mallrash, nepermjet politikes dhe organeve te kontrollit, ne menyre qe keto biznese mos te demtojne monopolin e ndertuar. Kjo eshte shume me rendesi, sepse te gjithe akteret e medhenj ekonomike kane krijuar nje baze materiale dhe ekonomike per te qendruar ne kembe dhe pa mbeshtetje te ndryshme. Çdo person nuk ka nevoje te pengoje ekonomine e shkembyer te tregut te perbashket dhe ky treg te jete baze e mire per t’u qasur ne tregun evropian, sepse edhe Kosova tani eshte nenshkruese e MSA-se.

Nga keta shembuj rezulton se keto dy qeveri tonat, kane shume tema te tjera te rendesishme, por sa per rikujtim, pa u zgjidhur edhe çeshtjet e vogla, nuk kemi mundesi te zgjidhim çeshtjet, mirefillte, kjo, sepse nje teme e vogel eshte e madhe e paperballueshme per ekonomite e vogla. Pa qene i vogel nuk mund te jesh i madh”.

/Telegrafi