Raporti i konferencës “Migracioni dhe Diaspora: Ngushtimi i hendekut mes Kërkimit dhe Politikave”

 

Qëllimi i konferencës ishte për të sjellë së bashku dijetarët, sipërmarrësit, shoqërinë civile dhe krijuesit e politikave që kanë të bëjnë me çështjet e migracionit, që të kuptohen gjerësisht, nga Shqipëria, Kosova, Finlanda dhe vendet pritëse të Diasporës shqiptare, të tilla si Zvicra, Gjermania, Italia dhe Greqia. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte që të bëhet një pikë kontakti dhe lidhje e dijetarëve të interesuar në temat e konferencës dhe në të njëjtën kohë sjell së bashku përpjekjet, sfidat dhe zgjidhjet që vijnë nga multi-aksionerët në fushën e çështjeve të migracionit të tilla si aktorët e politikave, hulumtuesit, sipërmarrësit, aktivistët e shoqërisë civile.

Fjalimi mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare u mbajt nga Prof. Dr. Shaban Buza, rektori i UGjFA dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi, Koordinatore e Konferencës dhe Hulumtuese e Projektit ICM. Z. Janez Frrokaj, zëvendësministri i Diasporës, Kosova mbajti një fjalim mbi politikat për zhvillimin e Diasporës dhe përpjekjet për koordinim më të mirë mes aktorëve të ndryshëm që punojnë në zhvillimin e Diasporës. Dr. Erka Caro, ndihmoi në moderimin e konferencës për ditën e parë.

Fjalimi kryesor u drejtua nga Prof. Nathan Lillie, Profesor i Politikës Sociale, në Universitetin e Jyväskylä, Finlandë. Fjalimi i Prof. Lillie ishte mbi “Arkëtimin në prapambetje: emigrantët e punës, hegjemoninë e tregut dhe vetëdijen false”.

Konferenca vazhdoi me dy panele të ndërlidhura. Paneli i parë ishte mbi “Perspektivat e diasporës shqiptare: Sfidat, strategjitë dhe rezultatet”, moderuar nga Gerti Boshnjaku, CEO i Business Magazine Albania dhe Drejtori i Startup Grind Tirana, ku të ftuar ishin dy sipërmarrës të suksesshëm nga diaspora shqiptare në Kosovë, Mrs.Drenusha Shala, themeluese e Baruti GmbH dhe Edi Demaj, themeluesi i Rocket Fiber Internet, SHBA dhe partner në Gjirafa.com. Çështjet kryesore që u sollën në këtë panel ishin të lidhura me betejat dhe sfidat me të cilat sipërmarrësit e diasporës po përballen kur investojnë përsëri në shtëpitë e tyre, përpjekjet e tyre për të ndërtuar urat e sipërmarrjes ndërkombëtare me vendet e origjinës dhe atyre pritëse. Ata kontribuojnë nëpërmjet transferimit të njohurive, si psh duke e çuar kapitalin e tyre njerëzor, idetë e reja dhe praktikat tregtare, aftësitë inovative teknologjike dhe idetë e sipërmarrjes, duke sjellë një kulturë të re pune nëpërmjet kontribimit në zhvillimin e vendeve të tyre.

Paneli i dytë u mor me çështjen e “Diasporës dhe Zhvillimit: Tejkalimin e hendekut mes hulumtimit, shoqërisë civile dhe hartuesve të politikave”dhe u moderua nga Ilir Gedeshi, Drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, Tiranë. Folësit e këtij paneli ishin Osman Osmani , UNIA, Zvicër, Shukrije Ramadani, Ministrja e Diasporës, Zvicër; FahrijeTernava, Ministrja e Punëve të Brendshme, Kosovë dhe Elvira Fetahu, Universiteti i Bolonjës, Itali.

Dita e dytë e Konferencës u dha një mundësi hulumtuesve në fushën e migrimit për të përfaqësuar rezultatet e tyre.

Për të parë raportin e plotë: Raport-ICM-konferenca-10-11-Nov-2016.

Burimiishep-albania.org