Raporti: Shqiptaret krere te trafiqeve te droges dhe vrases me pagese ne gjithe Europen

Lidhur me artikullin:

Nje raport i karabinierise italiane mbi bandat e Europes Lindore qe operojne ne Itali i klasifikon shqiptaret si drejtues te trafikut te droges dhe prostitucionit dhe si te lidhur me organizaten mafioze “Ndrangheta”.

Raporti thote se shqiptaret pjesemarres ne aktivitete kriminale perdoren ne mbare Europen si vrases me pagese. Sipas raportit jane te pakte shqiptaret qe po kryejne vjedhje ne Itali, teksa kete krim po e kryejne me se shumti gjeorgjianet.

Sa i perket perfshirjes ne trafikun e kokaines, Bashkimi Europian ka paralajmeruar Italine se trafiku i narkotikeve eshte intensifikuar nepermjet detit. Po zhvillohet me makina e kamione te cilet synojne mberritjen ne Milano.

Sipas raportit jane disa protagonistet ne kete trafik. Perplasja mes bandave per territorin e shperndarjes ka sjelle edhe viktima. Ngjarjet e fundit ku nje shqiptar eshte vrare ne rajonin e Bergamos, shihet nga karabinieret italiane si rezultati i nje konflikti mes bandash qe merren me te njejtat trafiqe.

Ne kete raport shqiptaret cilesohen si ‘ujqer te vetmuar’ qe enden neper Europe te ngarkuar per te kryer vrasje. Jane persona te padenuar me pare, qe udhetojne me pak sende me vete dhe humbin menjehere gjurmet.

Sa i perket prostitucionit, ka fakte se shqiptaret kane bere aleance me rumunet. Keta te fundit merren me menaxhimin e femrave ndersa shqiptaret paguhen per te administruar territorin ku ushtrohet prostitucioni. Ne nje operacion ndaj kesaj vepre penale u arrestuan se fundi 43 persona.