RB Leipzig nuk ndalet as nga Freiburg. Fiton me rezultatin 1 – 4

Lidhur me artikullin:

Vazhdon perralla Leipzig ne Bundeslige. Skuadra nga Saksonia e rriti ne shtate ecurine e fitoreve radhazi dhe vazhdon te kryesoje kampionatin gjerman.

Ne sfiden qe hapi javen e 12-te, skuadra e trajnerit Hasenhüttl fitoi 4-1 ne fushen e Freiburgut, me Keita qe zhbllokoi rezultatin prej minutes se dyte.

Freiburg, ku kuqeziu Amir Abrashi ishte titullar dhe qendroi gjate gjithe ndeshjes ne fushe, riktheu barazpeshen me Niederlechner ne te 15-en.

Kjo shkendije nuk i mjaftoi vendasve, qe kapitulluan ne harkun e 14 minutave perballe surprizes se Bundesliges. Timo Werner riktheu miqte ne avantazh, me sulmuesin 20-vjeçar qe realizoi serish ne te 35-en, duke mbyllur virtualisht sfiden.

Leipzig realizoi serish me Sabitzer ne minuten e 79-te, rrjete qe vulosi rezultatin final 4-1. Ne kete menyre, “demat” ngjiten ne kuoten e 30 pikeve, 6 me teper se Bayern i vendit te dyte, ndersa mbeten ende te pamposhtur ne kete sezon mes me te mireve te futbollit gjerman.