Reagon Vokrri pas vendimit te UEFA: “Nje fitore e vogel qe shpie drejt nje fitoreje te madhe”

Lidhur me artikullin:

Presidenti i FFK-se ne nje interviste ekskluzive per portalin, Sporti 1 ka folur ne lidhje me vendimin e fundit te UEFA-se qe per pranimin e Kosoves te vendoset ne kuvendin e ardhshem.

“Kjo eshte nje fitore e vogel, qe shpie drejt nje fitoreje te madhe”, ky eshte mendimi kryesor i presidentit te Federates se futbollit te Kosoves (FFK), Fadil Vokrri pas vendimit te Komitetit Ekzekutiv te UEFA-se qe te vendos ne kuvend per pranimin e FFK-se.

Presidenti, Vokrri eshte shprehur i kenaqu sidomos me faktin, se Kosova eshte liruar nga pengu politik qe e ka mbajtur per vite te tera. Sipas statutit ne fuqi te UEFA-se nje anetar i ri mund te behet pasi qe eshte anetaresuar ne Organizaten e kombeve te bashkuara, nen ky qe ka hyre ne fuqi me 2001 me insistimin e Federates serbe, asaj spanjolle e ruse te futbollit, transmeton gazetatribuna.

“Mendoj se eshte nje hap i rendesishem, pasi qe tani nuk varet pranimi nga neni i OKB-se, kjo situate eshte zhbllokuar”, tha Vokrri.

Ai tani me ka filluar te beje edhe planet per vet asamblene e pergjithshme te UEFA-se qe pritet te mbahet ne mars te vitit 2016 ne Budapest.

“Sipas praktikes juridike duhet siguruar 2/3-tat e votave, atehere i bie se na duhen 36 nga 54 votat, e neve na kane pranuar 37 shtete”.

Pritet nje diplomaci sportive, deri sa Federata serbe ka premtuar se do te loboje ne te kunderten.

“Reagimet nga Beogradi nuk me befasojne, por mendoj se tash eshte hequr barriera politike tash nese deshirojne me na bllokuar ato shtete qe na kane pranuar kjo del jashte kontekstit. Gjithsesi, se do ta riaktivizojme edhe lobimin permes Ministrise se puneve te jashtme”.

Eshte hera e pare qe UEFA le anash nje nen, per nje vendim kaq te rendesishem, por presidenti Vokrri tregon arsyet.

“Mendoj se se pari ndikoi vullneti i mire, angazhimi i vet presidentit, Platini, qe ishte kyç ne gjithe kete proces, pastaj dua te falenderoj per angazhimin e tyre edhe presidentin, Armand Duka e ate te Federates kroate, Davor Shuker”.

Gjate takimet te tij ne Malte, pos takimit revyal te presidenteve te federatave te futbollit kunder atyre te sekretareve te pergjithshem, Vokrri e sekretari i pergjithshem, Eroll Salihu kane pasur takime te shumta.

“Kemi pasur mjaft takime te rendesishme, mendoj se çdo gje lidhet me pranimin, por ne kemi hasur ne nje vullnet te mire, per perkrahje te rendesishme ne zhvillimin e futbollit, por edhe kjo çeshtje kerkon kohe, ndersa kemi premtime se do te shkurtohen edhe afatet e duhura kohore per anetaresim te plote edhe ne FIFA e paraqitje ne garat e rendesishme evropiane e boterore”, tha Vokrri.