Real ben gati klauzolen e cmendur per Gareth Bale

Lidhur me artikullin:

Real Madrid tashme nuk perben me risi ne aplikimin e klauzolave te “çmendura”. Shperthimi i Gareth Bale gjate dy sezoneve te fundit i ka vene ne levizje drejtuesit “Los Blancos”, te cilet kerkojne ta bejne te paprekshem uelsianin ndaj çdo tentative per ta larguar nga “Bernabeu”. Nje klauzole qe askush nuk do te guzonte ta paguante edhe pse nuk perben nje rekord sepse vendin e pare e mban Cristiano Ronaldo me 1 miliarde Euro.

Perez ka menduar qe per sulmuesin britanik te vendose çmimin e shitjes ne vleren 500 milione Euro, çka e ben praktikisht te pashitshem sulmuesin. Klauzola do te aplikohet ne kontraten e re qe Bale do te nenshkruaje me Real Madrid deri ne vitin 2021. Nese kjo klauzole do te konfirmohej edhe nga klubi mbreteror, atehere Bale do te parakalonte Lionel Messi, i cili eshte blinduar ne katalonje me gjysmen e çmimit te uellsianit.

Me pak fjale, Florentino Perez po pergatit nje kafaz te arte per sulmuesin uellsian. 27-vjeçari i lindur ne Cardiff u transferua te Real ne vitin 2013 pasi klubi spanjoll pagoi rreth 100 milione per ta shkeputur nga Tottenham dhe ne harkun e tre viteve ai ka arritur te binde drejtuesit “Los Blancos” pavaresisht ulje-ngritjeve ne sezonin e pare.