Real ka dyshime per gjykimin e El Clasico diten e Shtune

Lidhur me artikullin:

Te shtunen bota do te mbaje frymen per ndeshjen me te madhe te vitit, Barcelona-Real Madrid. Perballja me e bujshme dhe spektakolare do te zhvillohet ne “Camp Nou”, aty ku nje humbje e vendesve do te çonte ne -9 diferencen ndermjet dy skuadrave hegjemone te kampionatit spanjoll. Keshtu, pas nje fundjave me incidente te dyshimta, ne Madrid ka nisur te intensifikohet mendimi se rezultati i sfides mund te ndikohet nga gjykimi.

Teksa Real Sociedad te dielen iu mohua nje gol i rregullt kunder katalanasve ne “Anoeta”, paranoja e kampioneve te Evropes merr me shume kuptim kur kujton edhe penalltine qe iu dha Sporting Gijon kunder madrileneve ne fitoren 2-1 te ketyre te fundit ne transferte. Si pasoje, “Galaktiket” kane frike se mund te perseriten episodet e çuditshme te sezonit 2011-2012, kur skuadra e Jose Mourinho u perplas ne menyre konstante me gjyqtaret ne rrugen e tyre drejt 100 pikeve ne La Liga.

Ai sezon perfshiu “13 gabimet” famekeqe te theksuara nga tekniku portugez pas fitores 6-2 ne Sevilla, para se te barazonin ne Villareal ne mars, duke e mbyllur ndeshjen me nente lojtare. Ne kryeqytet mendojne se kjo mund te ndodhe serish. Percaktimi i gjyqtarit Clos Gomez per “El Clasico”, nje zyrtar aspak i vleresuar per ndeshje te rendesishme ne Spanje, ka shtuar ka shtuar dyshimet. 44-vjeçari eshte si per “rastesi” nje shans i madh per katalanasit, te cilet nuk kane humbur kurre te gjykuar prej tij.