Real Madrid fiton ‘La Decima’ ne renditjen e fitimeve

Lidhur me artikullin:

Eshte gjithmone Real Madrid dominuesi ne klasifikimin e me te pasurve. Klubi i Florentino Perez dominon edhe edicionin e 18 te Deloitte Football Money League, klasifikimin e pervitshem te klubeve te futbollit me me shume perfitime. Per merengesit vjen nje tjeter Decima, duke qene se ky eshte viti i 10 rradhazi qe imponohen ne klasifikimin e vecante.

Te dhenat e studimit te kompanise prestigjioze Deloitte i referohen sezonit 2013-2014 dhe ne to nuk merren ne konsiderate perfitimet e klubeve nga shitjet e futbollisteve. Ne kete menyre Los Blancos konfirmohen ne krye te klasifikimit me nje fitim ne total prej 549.5 milione eurosh i arritur ne pjesen me te madhe nga akordet komerciale qe i kane siguruar Real Madrid 231.5 milione euro si dhe te drejtat televizive nga te cilat ka perfituar 231.5 milione euro. Ngjitet ne menyre surprizuese ne vendin e dyte Manchester United qe ben nje hap me dy pozicione perpara me perfitime prej 518 milione eurosh. Podi kompletohet nga gjermanet e Bayern Munchen qe konfirmohen ne vendin e trete me 487.5 milione euro.

Dy vendet e fituara nga Manchester United i ka humbur Barcelona qe renditet kete here ne shkallen e katert ndersa peseshja e klubeve me me shume perfitime kompletohet me Paris Saint Germain. Ne dhjeteshen e kreut te klubeve me te pasur sipkat dominimi anglez me Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, ndersa fakti qe vetem Juventus ndodhet ne 10-shen e klubeve me fitimprurese te planetit nga klubet e Serie A thote shume per momentin qe po kalon futbolli italian.