Real Madrid kerkon te perfitoje nga perballja Barcelona – Atletico Madrid.

Barcelona-Atletico nuk eshte nje sfide si gjithe te tjerat dhe kete e kane te qarte te gjithe ata qe pelqejne futbollin e bukur. Eshte vetem java e 5 por Primera Division sjell ne skene nje superperballje.

Ne 17 Maj te vitit 2014 ne Camp Nou luhej per titullin kampion. Kete te Merkure rreth 28 muaj me pas, Barcelona dhe Atletico do te sfidojne njera tjetren ne nje duel qe edhe pse eshte vetem java e 5 La Ligas, skuadra qe humbet mund ta shohe veten shume te distancuar nga Reali i Madridit qe kryeson kampionatin. Pas 4 javeve te para, Barca e Luis Enriques numeron 9 pike ndersa Atletico vetem 8 pike.

Katalanasit hyne si favorite ne kete sfide jo vetem per faktin se luajne ne shtepi por edhe sepse Barca ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit ndaj Los Colchoneros ne te gjitha kompeticionet. Gjithsesi eshte pikerisht Atletico skuadra qe ka e eliminuar ne dy nga tre edicionet e fundit te Champions League, Barcelonen dhe ketij fakti i trembet me teper trajneri Luis Enrique.

Asturiani ka ne dispozicion per kete ndeshje te gjithe grupin e futbollisteve ndersa kolegu i tij Diego Simeone nuk ka te gatshem mesfushorin veteran Thiago Mendes dhe portierin e dyte Miguel Angel Moya. Nga njera ane jane tre supersulmues si Messi-Suarez e Neymar por edhe ne krahun tjeter nuk mbeten pas ne kete aspekt sepse me nje Griezmann ne superforme dhe  me nje Gamiero qe po fillon te shenoje rregullisht, Atletico i ka te gjithe mundesite per ti bere keq Barces.

Supersfida e Camp Nou do te startoje ne oren 22.00 Dy ore me heret nderkohe luhet nje tjeter ndeshje interesante. Reali i Madridit pas 4 fitoreve ne 4 ndeshjet e para te La Ligas do te prese ne Santiago Bernabeun, Villarealin. Rikthehen nga demtimet respektive, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, megjithate trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane ka disa probleme ne mesfushe per kete sfide pasi mungojne Luka Modric dhe Casemiro, nderkohe qe nuk eshte grumbulluar as qendermbrojtesi portugez Pepe. Ndaj nendeteses se verdhe, Reali do te kerkoje fitoren e rradhes per te zgjatur provizorisht akoma dhe me shume avantazhin ne renditje ndaj Barcelones dhe Atleticos.

Ne Itali, Juventusi pas humbjes ndaj Interit e ka te ndaluar nje tjeter hap fals ne sfiden shtepiake ndaj Cagliarit. Bardhezinjte me Higuain ne fushe qe nga minuta e pare nuk pritet te hasin veshtiresi perballe skuadres sarde. Ne oren 20.45 te kesaj te Merkure zbret ne fushe edhe Interi. Zikalterit do te synojne ti japin vazhdimesi momentit te tyre pozitiv pas fitores ne derbin e Italise ndaj Juventusit. Skuadra e Frank De Boer sfidon ne transferten e Castelanit Empolin. Ne kete sfide mund te beje debutimin e tij me Interin, sulmuesi brazilian Gabigol i cili eshte grumbulluar dhe mund te aktivizohet per disa minuta. Pas humbjes ndaj Fiorentines, Roma ka nje takim te lehte ne leter ndaj Crotones.

Me te veshtira pritet te jene gjerat per Napolin qe luan ne transferte e Marassit ndaj Genoas. Ndersa nje sfide interesante e javes se 5-t te Serise A eshte edhe ajo mes Torinos dhe Pescares.