Real Madrid nen hetim nga FIFA per transferimin e 4 minoreneve

Lidhur me artikullin:

Pas nisjes se hetimeve nga FIFA per transferimet e lojtareve te mitur te Real Madrid, dalin ne drite disa fakte te reja. Sipas rregullores, blerja e lojtareve nen moshen 18-vjeçare nuk lejohet madje nese kjo ndodh mes vendeve te Bashkimit Europian, mosha limit eshte 16 vjeç. Aktualisht kerkimet jane perqendruar te 4 lojtare nen moshen 12-vjeçare mes te cileve japonezi Shiga. Perpara transferimit ne Spanje, ai eshte stervitur ne ekipin e te rinjve te Azut. Sipas eksperteve ligjore te kontaktuar nga “AS”, ne rastin e djaloshit japonez vendimin e kane marre prinderit e tij, te cilet e kane shoqeruar drejt Madridit dhe ne kete pike FIFA nuk mund te evidentoje parregullsi, por ne rastin e dy lojtareve te tjere, çeshtja behet me serioze.

Nje rast te ngjashem me 12 vjeçarin japonez te Real pati edhe Barcelona e cila u denua nga FIFA me pezullim te merkatos deri ne vitin 2016. Dy te rinjte e tjere te Real jane me origjine franceze, ndersa njeri eshte transferuar nga Rumania. Kjo çeshtje ka marre permsa te medha ne Spanje sepse te dyshuar per transferime te paligjshme jane edhe klubet e Valencia, Villarreal dhe Atletico Madrid.