Real Madrid vendos cmimin per Alvaro Morata

Lidhur me artikullin:

Ai i perdori si birila lojtaret e Bayern ne Champions League, shenoi gola te rendesishem ne Serie A dhe beri performanca te shkelqyera ne Kampionatin Evropian. Po flasim per Alvaro Morata dhe per argumentet pse interesi i klubeve me te medha evropiane per sulmuesin spanjoll eshte rritur ndjeshem brenda pak muajsh. Real Madrid kete e ka kuptuar shume mire dhe natyrisht qe do te beje biznes te mire duke shfrytezuar emrin e lojtarit, i cili deri ne fund te sezonit te kaluar luajti me Juventus, por – duke shfrytezuar klauzolen e parashikuar ne kontrate – u rikthye serish si “galaktik”.

Keshtu, siç zbulon “Sky Sports”, klubi madrilen kerkon plot 75 milione euro per lojtarin e kombetares spanjolle, i cili kerkohet kryesisht nga Arsenal dhe Chelsea. Arsyeja pse Real Madrid mund te heqe dore lehte nga Morata eshte Paul Pogba. Duke shitur shtrenjte sulmuesin, kampionet e Evropes mund te rrisin oferten e tyre per yllin e Juventus, pasi bardhezinjte kerkojne shume

Morata deshiron ne Madrid te njejten page si te Juventus, por klubi madrilen eshte i shqetesuar per thyerjen e struktures se pagave, duke marre parasysh se ai eshte nje lojtar i porsarikthyer ne kryeqytetin spanjoll.