Refik Halili rrefen problemet e Tiranes

Lidhur me artikullin:

Pas humbjes ne derbi, duket se sezoni i Tiranes eshte “hedhur ne ere”. Matematikisht jane akoma mundesite per te zene vendin e trete ne kampionat, çka do t’i dergonte bardheblute ne Kupat e Europes, por dy rezultatet e fundit i kane zhbilancuar ato ne raport me Teuten dhe Kukesin. Pavaresisht se trajneri Ilir Daja thote se do te luftoje deri ne fund per objektivimin me minimal te mundshem, gjasat jane qe 24 here kampionet e vendit te dalin duarbosh edhe nga ky sezon futbollistik.

Kjo i ka irrituar se tepermi tifozet e kesaj skuadre, qe para ndeshjes me Flamurtarin kane protestuar, duke bojkotuar shkallet e stadiumit “Selman Stermasi”. Pas disa dite heshtjeje, pasi ka degjuar nga tifozet kerkesen per largim te tij si president, sepse nuk ka mbajtur premtimet, Refik Halili shpjegon gjithçka nga realiteti bardheblu. I cili eshte i mbushur me mjaft problematika, borxhe dhe halle. Ne nje interviste me gazetarin Gerti Çarçani, nper emisionin “Ora Skaner”, kreu i klubit me te titulluar te futbollit ne Shqiperi flet per derbin e humbur me Partizanin, mungesen e fitores ne tete ballafaqimet e fundit radhazi me te kuqte.

Njekohesisht, Halili analizon daljen nga objektivat, borxhet e akumuluara nder vite, ultimatumet e FIFA-s per shlyerjen e lojtareve qe kane fituar gjyqet, raportin me Bashkine e Tiranes, si bashkaksionare, etj. etj.