Reforma Territoriale, Rama: Godet korrupsionin elektoral dhe pabarazine, Arvizu ne Kuvend

 

Tirane –Ne seancen e fundit parlamentare ku po diskutohet reforma territoriale, Kryeministri i vendit Edi Rama e ka konsideruar kete reforme si historike dhe qe godet korrupsionin elektoral dhe pabarazine.
Gjithashtu ne seancen e Kuvendit ka mberritur edhe Ambasadori Amerikan, Aleksander Arvizu, i cili po ndjek diskutimet per reformen territoriale.
“Sot votojme reformen historike. Fjala historike eshte perdorur nga paraardhesi, por une besoj se kjo eshte fjala e duhur per te percaktuar peshen qe kjo do kete ne historine e zhvillimit. Kjo eshte nje reforme themelore e projektit tone te rilindjes. Kjo eshte nje reforme e imponuar nga 1 milione shqiptare. Kjo reforme e demokratizon qeverisjen vendore, çliron energji te reja per ekonomine vendore. Krijon kushtin e munguar te zhvillimit urban. Godet korrupsionin elektoral, papergjegjshmerine ne shfrytezimin e burimeve. Kjo reforme çliron qytetarin, krijon hapesira per bashkesine qytetare. Godet pabarezine e qytetareve te nivelit te pare dhe te dyte. Kuron diskriminimin e komuniteteve te vogla. Kjo reforme garanton nga nje Shqiperi arkaike te nje Shqiperi qe riorganizohet per tu bere atdheu modern. Nuk eshte fundi, por fillimi i fundit te anarkise ne te gjithe territorin. Sot jemi perballe te gjithe punes. Kjo eshte nje reforme rrenjesore me nje shkurtim te nurmit te njesive vendore.”

Fino: Reforma nuk mund te kenaqe te gjithe, por eshte harta me e mire per decentralizim
“Kjo reforme nuk do te kenqe te gjithe, nuk mund te jete pasqyre e orekseve te krereve lokale. ka probleme ne nivel lokal, por jam i bindur se bazuar ne kriteret, kjo eshte harta me e mire per decentralizmin.”

Ora 16:20 Vasili: Reforma ka mbeshtetes shume dhe reagues pak
“I gjith ky proces, ne radhe te pare duhet te nenvizohet si me i shendetshme, sepse ka pasur konsultim te gjere. Kjo reforme ka mbeshtetes shume dhe reargues pak. Thellesia e kesaj reforme nga 374 njesi vendore sot propozhen deri ne 61 dhe kjo eshte nje nga reformat me te thella dhe natyrshem prishja e sterjotipeve sjell reagime. Reforma projekton vendin drejt nje menaxhimi efikas. Kjo eshte nje ndarje e madhe nga nje arkaizime dhe orientimit drejt nje modeli te ri, ku impaktet jane te arritshme. Ne kete proces jemi te qete sepse beme cmundem te te krijuar nje konsensus.”

Ora 15:45 Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu mberrin ne Parlament per te ndjekur seancen

Ora 15:35 Dule: Nje njeri i afert i kryeministrit kerkon si dhurate Himaren

“Ne Himare per kedo qe shkon te vret syrin nga ana qytetare disa ndertime monstruoze. Investitori i atyre ndertimeve ka emer dhe mbiemer dhe fatkeqesisht eshte ketu mes ness. Pikerisht ai njeri i cili rastis te jete njeri i afert i Kryeministrit kerkon dhurate zonen e Himares. Ashtu siç i ka nxjerr syte deri me sot te heqi dhe vetullat dhe ta shkaterroje ate ne terresi dhe me vjen çudi se si kryeministri pranon tu beje miqeve dhe shokeve dhurate si çiflik nje zone te tere dhe deshiroj ta garantoj se ai ka nje rrenje prej aty se qehajallare himariotet nuk behen. Aty do jemi, aty do ndahemi me referndumin konform ligjit dhe Kushtetutes se Republikes . eshte ai populli sovran qe me referendum do te thote fjalen e vet.”

15. 30 Ndoka ne seance: Po tentoni te kaloni dhunshem me votat tuaja pr/ligjin
Nard Ndoka, deputeti demokristrian opozitar i cili po merr pjese ne kete seance duke folur me tone kritike tha “Po tentoni te kaloni dhunshem me votat tuaja nje pr/ligj kaq shume te diskutuar per ndarjen territoriale”
“Per kete çorbe qe keni gatuar, ju bej thirrje ju zoti Rama qe keni gatuar dhe ju zoti Meta qe keni mundesi ta ndaloni. Po te ishit ketu poshte nuk do ta votonit por aty lart parimi nuk ka me vlere, mos e votoni se po e votuat do pendoheni”
Nese do behet referendum te behet ne te gjithe Shqiperine, jo vetem ne Himare

Ora 15 21 Ministri Çuçi: “Kemi respektuar zonat e minoritetit.Nese do te behet referendum te behet ne te gjithe Shqiperine dhe jo vetem ne Himare. Ne asnje vend te botes nuk ka bere nje kriter perjashtues ne kete mase qe kemi bere ne vetem te mos cenojme raportin etnik.”

Ora 15: 11 Dule: Nje njeri i afert i kryeministrit kerkoi dhurate zonen e Himares
Vangjel Dule thote se nje njeri i afert i kryeministrit kerkoi dhurate zonen e Himares
“Njeriu i afert Iikryeminsitrit kerkon dhurate zonen e Himares, me vjen cudi si kryeministri pranoi ti beje miqve e shokeve nje ciflig te tere. Populli sovran me referendumin vendor do te thote fjale e vet”

Shtohen tre amendamente, PS, PBDNJ, dhe PDIU
Ndryshimet e minutes se fundit. Ndersa ne oren 14:30 minuta kryeministri Edi Rama paralajmeroi permes rrjetit social se pas pak nis diskutimi per reformen territoriale gazetaret njoftojne se ne Kuvend jane derguar 3 amendamente, njeri i deputetit te PS-se Andrea Marto dhe tjetri i PDIU dhe nje tjeter nga Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-se.
Amendamenti i Andrea Martos: Fshatrat Kardhikaq, Pece dhe Muzine, t’i bashkohen Bashkise Livadhja .
Amendamenti i PDIU: Fshatrat Vagalat, Sopik dhe Pandelejmon t’i kalojne Bashkise Livadhja
Amendamenti i Vangjel Dules: Himara te mos bashkohet me Vranishtin.
Kryeministri Rama e ka konsideruar kete reforme si historike dhe e pa paralajmeruar fillimin e diskutimeve ne Fb. “Pas pak, nis debati drejt votimit per reformen historike, qe do te riorganizoje Shqiperine si shtet modern permes ndarjes se re administrative.”

Ora News