Renato Sanches: “Besimi qe me dhane drejtuesit bene qe te zgjidhja Bayern”

Lidhur me artikullin:

Ne vere ate e kerkuan disa klube elitare ne Evrope, por ne fund zgjodhi Bayern. Renato Sanches, kampioni i Evropes me Portugaline, mund t’u kushtoje deri ne 85 milione euro kampioneve te Gjermanise, por ky nuk shihet aspak si problem per hiearkine e klubit bleres, per shkak se besimi tek aftesite e djaloshit eshte maksimal. Pikerisht ky element ka qene vendimtar ne pranimin e ofertes nga ish-mesfushori i Benfica.

“Pata menjehere nje ndjesi te mire kur degjova per interesin e Bayern”, – tha Sanches per sajtin zyrtar te Hertha Berlin. “Ata me te vertet qe kembengulen dhe une kuptova se drejtuesit e klubit besonin tek une si lojtar. Ky ishte faktori vendimtar per vendimin tim”, – shtoi ai.

Numri 2 i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, se fundmi zbuloi se Carlo Ancelotti luajti rol kryesor ne vendimin e tyre per te transferuar 19-vjeçarin dhe Sanches ka vetem fjale te mira.

“Ancelotti gjithnje duket i qete dhe pergjegjes. Ai po perfshihet shume me lojtaret dhe po na ndihmon te permiresohemi individualisht“, – tha portugezi, i cili shtoi se ka plot lojtare klasi ne skuadren e re. “Mund te mesoj shume prej tyre, sidomos nga mesfushoret: Arturo Vidal, Xabi Alonso dhe Thiago Alcantara”, – perfundoi Sanches.