Renditja e skuadrave me te mira ne Bote. Ajax, Brazil dhe Milan

Milan i holandezeve eshte skuadra italiane me e mira e te gjitha koherave, por vetem e treta ne rang absolut ne historine boterore te futbollit, e renditur ne podium, pas Ajax 1965-73 te kohes se Rinus Michels, qe renditet ne vend te pare dhe Brazilit te viteve ’70, ai qe mundi Italine ne Meksike. Eshte ky verdikti i klasifikimit te stiluar nga e permuajshmja angleze, “FourFourTeo” mbi 50 skuadrat me te forta te te gjitha koherave, qe ne fund te saj shikon edhe Leicester te Claudio Ranieri.

Elozhe te shumta per Milan te drejtuar nga Sacchi, pra ai i viteve 1987 al 1991, por pa harruar edhe sukseset e arritura gjate ciklit te Capello. Nje skuader e vleresuar nga portali anglez me imazhet e Van Basten ne rastin e fitores 5-0 ndaj Real Madrid, dhe duke vleresuar punen e ish-trajnerit emilian, ben kete perkufizim:

“Kane qene vetem nje here Kampione te Italise, por nuk ka qene per turp, duke e krahasuar me Napoli te Maradones dhe Carecas, Interin e Matthäus dhe Klinsmann, si dhe Sampin e Mancinit dhe Viallit. Milani i epokes se Sacchit mbetet nje pike referimi per shkelqimin e futbollit europian”.

Juventus eshte prezent ne klasifikim dhe renditet ne vend te 25-te, me ciklin e pare te Macello Lippit (1994-98), ne te 18-tin ne epoken e Trapattonit (1980-86) dhe Platini , duke kulmuar me suksesin e Heysel. Nderkohe, ne vend te 13-te renditet Torino i madh, i humbur te Superga (1945-49), te cilit i atribuohet shpikja e 4-2-4 qe 10 vite me vone do t’i jepte Brazilit fitoren ne Boteror . Ne 10-shen e pare ka hapesire edhe per Interin e epokes Helenio Herrera (1962-67), qe renditet ne vend te tete, pas Spanjes se Del Bosque (2007-12) qe fitoi gjithçka. Barcelona e Guardioles (2008-11) renditet ne vend te peste, i mundur ne derbin e perjetshem te Spanjes, nga Reali i Madh (1955-60) i Alfredo Di Stefano.