Revista britanike “The Spectator” promovon turizmin shqiptar, reportazh per Shqiperine

Revista britanike “The Spectator” ka botuar se fundmi nje reportazh per Shqiperine, ku promovohet turizmi shqiptar dhe i behet thirrje turisteve per te vizituar vendin tone. Ne reportazhin me titull “Vizitoni Shqiperine tani perpara se te ndryshoje shume” thuhet se turistet skandinave dhe ata nga Europa Lindore e kane zbuluar tashme Shqiperine, turizmi vazhdon te jete ne stadet e tij fillestare, por turet private jane padyshim me efikase per ta pare vendin. Ajo rekomandon guidat “Albanian Trip” dhe “Drive Albania”. “Pa guida te merzitshme, pa rruge te rrahura, por me shume vende per t’u zbuluar.

Vemendjen time e terhoqi nje monument qe i kushtohej 107 banoreve te Boroves te vrare gjate pushtimit nazist”, thuhet ne reportazhin qe mban emrin e Sarah Drury. Ndersa citon banoret e zones, qe kur i pyet se per sa kohe do te mund te futet Shqiperia ne BE, thone 6 vjet, revista britanike iu drejtohet turiste duke shkruar: “Prandaj, nxitoni ta vizitoni. Shkoni tani”.

Ne reportazhin e te perjavshmes “The Spectator” theksohen nje sere vlerash shqiptare, si bujaria natyrore dhe mikpritja, toleranca fetare, ushqimi i lire dhe i shijshem, entuziazmi per vallezimin, muziken e ushqimin, ndersa permendet dhe fakti se nje mori resortesh turistike po ndertohen ne jug te vendit.

Ne shkrim behet e ditur se vendi yne eshte nje vend me shume histori dhe madje shume elemente te kesaj historie te gjate mund te mos jene te dukshme per vizitoret, nga ndryshime qe ka pesuar peizazhi, ndaj dhe autorja ben thirrje qe te vizitohet sa nuk eshte vone, duke permendur vende si Berati, Gjirokastra dhe Butrinti, qe jane pjese edhe e Unesco.

Britanikja perfundon artikullin duke thene: Shqiperia ne Europe? Thone mbase pas 6 viteve, ndaj shkoni ta vizitoni tani!…

http://www.spectator.co.uk/2016/01/albania/