Revista Forbes, Serena Williams eshte sportistja me e paguar ne Bote

Lidhur me artikullin:

Serena Williams behet sportistja me e paguar ne planet. Sipas revistes se specializuar “Forbes” veterania amerikane kaloi tenisten ruse Maria Sharapova, duke u bere sportistja qe perfiton me shume ne rruzull. 34-vjecarja nga Michigani, e cila fundjaven e kaluar u mund ne finale ne Roland Garros nga tenistja spanjolle Garbine Muguruza ka arritur te perfitoje gjate 12 muajve te fundit plot 28,9 milione dollare, afersisht 25,4 milione euro, shume kjo qe permbledh parate e fituara nga turnete e ndryshem si dhe kontratat e shumta publicitare. Numri 1 i botes ne klasifikimin e pergjithshem WTA si dhe dominuesja e padiskutueshme e ketij sporti persa i perket dekades se fundit ka grumbulluar nga sukseset e shumta ne karriere plot 78 milione dollare, megjithate deri pak kohe me pare Serena qendronte vazhdimisht nen hijen e Maria Sharapoves, me tenisten ruse qe natyrisht as qe mund te krahasohej me te per nga numri i fitoreve apo qofte edhe arritjeve ne fushen e lojes, por ne fakt Masha ne krahun tjeter ishte e preferuara e spoteve te shumta, apo dhe markave te ndryshme prestigjioze.

Historia ndryshoi shume kur sportistja ruse pranoi publikisht se kishte deshtuar ne nje nga testet e antidopingut, dhe per rrjedhoje Sharapova rezultoi pozitive ne Australian Open me meldonium, nje medikament qe nga muaji janar u perfshi ne listen e produkteve te ndaluara nga Agjencia Boterore e Antidopingut, gje qe shkaktoi edhe humbjen e kontratave faraonike me gjigante te tille si Nike, American Express, Porsche dhe Tag Heuer. Terheqja e ketyre sponsoreve i uli me plot 8 milione dollare perfitimet e 29-vjecares ruse, qe zbriti ne shifren e 21,9 milione dollareve persa i perket te ardhurave te 12 muajve te fundit. Sharapova qe nuk luan qe nga muaji mars eshte pezulluar perkohesisht, sidoqofte fituesja e 5 titujve Slam ne karriere ka kryesuar per plot 11 vjet rresht klasifikimin e sportisteve femra, te revistes se specializuar Forbes.

29-vjecarja nga Shtetet e Bashkuara Ronda Rousey, qe eshte njeheresh edhe ylli i sportit qe mikson artet marciale UFC klasifikohet ne vendin e trete me 14 milione dollare, perpara bashkekombases se saj, pilotes se garave NASCAR Danica Patrick, qe ka perfituar 13,9 milione dollare, nderkaq sa per kuriozitet tenistja spanjolle Garbine Muguruza qe ne Paris mposhti ne dy sete Serenen ne finale, pozicionohet ne kete klasifikim vetem ne vendin e shtate.