Rey Manaj: “Ja kush eshte shoku im me i mire te Inter”

Lidhur me artikullin:

Rey Manaj, sulmuesi i Inter, ka dhene nje interviste per Inter Channel ku i eshte pergjigjur pyetjeve te tifozeve zikalter.

Fillimisht ka folur per fitimin e Kupes se Italise me te rinjte ku ai shenoi edhe nje gol mjaft te bukur.

“Jam shume i kenaqur per te gjithe djemte e Primaveres qe per gjithe vitin kane punuar per kete objektiv. I lumtur per golin, por edhe per shoket, trajnerin dhe te gjithe ambientin zikalter.”

Me tej ai foli per debutimin e tij, raportin me shoket e skuadres, aspektin ne te cilin duhet te permiresohet, nderkohe qe thekson se zgjedhja e Interit ishte krejtesisht natyrale pasi qe i vogel eshte tifoz i kesaj skuadre.

Debutimi

Çdo lojtar ka emocione, por nuk ishte ndeshja ime e pare. Kisha emocione, por aq sa duhet”.

Raporti me shoket e skuadres?

Ne skuadren e pare te gjithe me trajtojne mire. Ia kaloj shume mire me Medel, i cili me keshillon dhe me flet kur gaboj.

Ku duhet te permiresohem?

Kudo, ne levizjet ne fushe, por kryesisht ne goditjet me koke, sepse shenoj shume pak me koke.

Mbrojtesit me te mire qe kam luajtur?

Ata te Interit.

Pse erdhe te Inter?

Kishte shume skuadra te interesuara, por une kam qene interist dhe kur ne qershor mesova per interesimin e Inter nuk pata dyshime mes Inter e Juves.