Rey Manaj qendron ne Serie A. Huazohet te Pescara

Lidhur me artikullin:

Tashme eshte zyrtare, Rey Manaj vesh fanellen e Pescara. Sulmuesi i lindur ne Lushnje do te mbaje mbi shpatulla peshen e sulmit te skuadres abruceze pas largimit te Lapadullas. 19-vjeçari i Inter eshte transferuar ne “Adriatico” i huazuar nga zikalterit, te cilet vendosen ta mbajne kartonin per te mos e humbur lojtarin qe konsiderohet edhe si nje nga talentet e se ardhmes. Lojtari shqiptar i kaloi me sukses testet mjekesore ne klubin e ri dhe gjate diteve te ardhshme do te nise stervitjen me skuadren e tikthyer ne Serie A. Klubi i Pescara postoi fotot e testeve mjekesore rutine. Ky eshte nje kapitull i ri per lojtarin shqiptar, i cili do te gjeje hapesira te konsiderueshme ne sulmin e Pescaras per te treguar aftesite e tij.

Inter synon qe Manaj te fitoje sa me shume eksoerience ne nje klub ku ka mundesi aktivizimi dhe me pas ra riktheje ne “Apiano Gentile” per t’i ofruar mundesi me te medha aktivizimi. Marreveshja e huazimit te “delfinet” eshte parashikuar te zgjase per 1 vit, por nuk perjashtohet mundesia qe ne fund te sezonit palet te arrijne nje tjeter marreveshje. Manaj i hodhi hapat e pare me skuadren e Piacenza ne vitin 2008 ndersa shpertheu ne radhet e Cremoneses. Hapin cilesor 19-vjeçari e beri ne vitin 2015 me transferimin te Inter dhe ky do te jete sezoni i se vertetes per sulmuesin shqiptar i cili synon te tregoje ne fushe klasin e tij per te merituar vemendjen e Inter