Rey Manaj qendron ne Serie A. Huazohet te Pescara

Lidhur me artikullin:

Rey Manaj mund te konsiderohet praktikisht nje futbollist i Pescara. Sipas asaj qe raportojne mediat italiane, Inter dhe klubi abrucez kane arritur marreveshjen per transferimin e sulmuesit te talentuar shqiptar te Pescara. Edhe pse ne oret e fundit ishte folur per nje transferim te 19-vjecarit jashte Italise, ne fund Manaj vendosi ta vazhdoje karrieren te skuadra e sapongjitur ne Serine A, qe drejtohet nga trajneri Massimo Oddo.

Nga nje interesim i thjeshte, ne pak ore drejtuesit e Pescares kane levizur konkretisht per te marre sherbimet e 19-vjecarit dhe ne fund fale raporteve shume te mira qe ekzistojne mes klubit zikalter dhe atij abrucez, eshte arritur marreveshja per transferimin e sulmuesit shqiptar ne stadiumin Adriatico.

Lojtari do te tranferohet te Pescara ne forme huazimi pa te drejte blerjeje, formule kjo qe te le te kuptosh se trajneri Roberto Mancini dhe drejtuesit e Inter besojne shume te Manaj dhe e cilesojne kuqeziun si pjese te rendesishme per te ardhmen. Fillimisht deshira e lojtarit dhe menaxherit te tij ishte per nje eksperience jashte Italise, por i bindur nga ideja per te treguar vlerat ne nje kampionat si Serie A, Manaj zgjodhi Pescaren.

Qe te zyrtarizohet kalimi i djaloshit te lindur ne Lushnje te klubi abrucez pritet vetem firma mbi kontrate qe do te vije ne oret e ardhshme.