Rezultatet me te thella ne historine e futbollit

Ne ditet e polemikes mes Gjermanise dhe San Marinos, ne lidhje me respektimin e kundershtarit dhe dobishmerine e ndeshjeve mes dy skuadrave te niveleve ekstremisht te kunderta, nga Turqia mberrin nje lajm pertej se zakonshmes. Presidenti nje skuadre te kategorise se katert ka akuzuar futbollistet e tij per mungese respekti ndaj kundershtarit, pasi kishin fituar me rezultatin e thelle 20-0. Per kete arsye, pronari i klubit turk, Ulubey Belediyespor, pasi ekipi i tij praktikisht kishte shkaterruar kundershtarin Karabukspor, vendosi te mos paguante shperblimin per fitoren e ndeshjes.

Australi-Samoa Amerikane, nje furtune golash, 31-0 Ndeshja mes Australise dhe Samoa Amerikane, e perfunduar me rezultatin 31-0 ne favor te australianeve, mban rekordin e njohur nga Guinness, si rezultatin me te thelle ne gola mes dy skuadrave te futbollit ne historine e ndeshjeve mes ekipeve perfaqesuese madhore. Ndeshja e vlefshme per kualifikueset e Boterorit 2002, u zhvillua me date 11 Prill 2001 ne “International Sports Stadium” te Coffs Harbour, ne Australi. Gjate ndeshjes, pala samoane tentoi disa here te kerkoje nderprerjen e asaj masakre, por australianet nuk donin t’ja dinin, aq me pak te ndalnin, sidomos, pasi sulmuesi Archie Thompson, gjate pushimit te ndeshjes, mesoi se mund te thyente rekordin e golave te realizuar ne nje ndeshje te vetme nga i njejti futbollist (13 gola), asaj kohe i mbajtur nga John Petrie, me pas i barazuar edhe nga Thompson.

Nje ndeshje dhe 149 autogola, ndeshja e pabesueshme e luajtur ne Afrike Por, ne historine e futbollit, ndeshja qe ka patur rezultatin me te tmerrshem eshte luajtur ne Afrike. Ajo mes AS Adema dhe SO de Emyrne, e perfunduar me rezultatin 149-0 ne favor te AS Adema, qe mban gjithashtu edhe rekordin si ndeshja me rezultatin me te thelle mes dy skuadra klubesh. Ndeshja e vlefshme per javen e fundit te kampionatit te Madagaskar, u zhvillua me 31 Tetor 2002 ne “Stade Mahamasina” te Antananarivo. Por, kesaj here ishin vete lojtaret e SO de Emyme, qe nuk treguan respekt per veten. Ne fakt, ne shenje proteste ndaj nje vendimi te dyshimte te arbitrit, gjate ndeshjes se mepareshme, qe hoqi matematikisht çdo shprese per fitimin e titullit nga ana e SO de Emyme, futbollistet e kesaj te fundit realizuan plot 149 autogola nen syte e kundershtareve dhe te spektatoreve, disa prej te cileve zbriten nga tribuna per te kerkuar rimbursimin e biletave.

Ne Kupen e Skocise, rekordi zgjati me shume se nje shekull Revolta e autogolave theu rekordin e meparshem, qe zgjati me shume se nje shekull. Ne fakt, deri para asaj dite, ndeshja me rezultatin me te thelle mes dy klubeve kishte qene ajo e perfunduar me rezultatin 36-0, e dates 12 Shtator 1885 mes Arbroath dhe Bon Accord e Aberdeen, e vlefshme per Kupen e Skocise. Ne realitet, ky rekord ishte thyer me pare ne vitin 2000 kur skuadra rumune e Carpati Mirsa aveva mudni Avintul Dirlos me rezultatin 41-0, por meqenese ndeshja nuk ishte e vlefshme per nje kompeticion profesionist, nuk mund te merrej ne konsiderate, ndonese mungesa e respektit mbetet ende.

Nje gol per çdo 2 minuta loje ne kampionatin estonez Ne vitin 2015, duke lene menjane revolten e autogolave, rekordi mes dy ekipeve skoceze u thye ne Estoni, kur ndeshja mes FC Infonet Tallin dhe Virtsu Jalgpalliklubi, e vlefshme per kupen nacionale perfundoi me rezultatin 36-0, ne favor te ekipit vendas. Pasi mbyllen pjesen e pare me rezultatin 13-0, spektatoret e dinin ekipin fitues dhe trendin e rezultatit, por nuk e kishin imagjinuar kurre se ai takim do te kishte servirur edhe 23 gola te tjere, per te realizuar nje statistike te rralle ne fraksionin e dyte te lojes ku perllogaritet te jete realizuar nje gol çdo dy minuta. Edhe ne kete rast u diskutua gjate mbi ate qe mund te konsiderohet mungese respekti. Nese eshte me keq te ndalesh, apo te vazhdosh te japesh maksimumin. Por ende sot, askush nuk ka gjetur ende pergjigjen qe mund te konsiderohet dhe te njihet si zgjidhja me korrekte.