Ribery dhe Bayern Munchen. Rinovim deri ne fund te sezonit te ardhshem

Lidhur me artikullin:

Sulmuesi francez Franck Ribery ka rinovuar edhe me nje vit kontraten me skuadren e Bayern Munchen. Klubi bavarez ka bere me dije dje se ka arritur marreveshjen me sulmuesin per ta shtyre deri ne vitin 2018 kontraten e cila skadonte ne veren e vitit te ardhshem.

“Bayern Munchen komunikon se ka shtyre deri me 30 qershor te vitit 2018 kontraten me Franck Ribery”, thuhet ne deklaraten e bere publike per mediat nga drejtuesit e klubit bavarez, paraditen e dites se djeshme.

Ndersa lojtari francez eshte shprehur i kenaqur per kontraten e re, duke thene:

“Jam shume i kenaqur qe do te luaj edhe nje sezon tjeter me Bayern Munchen. Ky klub tashme eshte bere familja ime. Besoj se ne kete nje vit e gjysme kontrate qe me ka mbetur jane te gjitha mundesite per te fituar trofe te tjere dhe kenaqur tifozet tane. Une dua te jap kontributin tim”.

Me fanellen e Bayern, Ribery ka zhvilluar 333 ndeshje, duke realizuar 108 gola dhe 164 asist.