Ribery: “I lumtur per rinovimin. Jam ne shtepine time. Lahm? Eshte i duhuri per drejtor sportiv”

Lidhur me artikullin:

Kane kaluar rreth dhjete vite qe kur Franck Ribery u transferua nga Olympique Marseille te Bayern München. Ishte viti 2007 dhe mesfushori u kushtoi kampioneve te Gjermanise 25 milione euro, nje shifer qesharake kur mendon se sa ka ndryshuar tregu i transferimeve sot. Sidoqofte, te dielen qe lame pas “lokomotiva” e skuadres bavareze ne tripleten e vitit 2013 dhe jo vetem rinovoi kontraten edhe per nje sezon tjeter (2018) dhe duket po aq i motivuar sa ne fillimet e tij ne Mynih per te fituar trofe te tjere me fanellen e kuqe. Duke folur ne “Sky Sport News HD”, se fundmi Ribery foli per shume tema aktuale te Bayern-it, si gjendja e tij fizike, lidhja me bavarezet, kritikat e drejtuesit Karl-Heinz Rummenigge per mbrojtesin Jerome Boateng dhe mundesine qe Philipp Lahm te behet drejtor sportiv i rekordmeneve.

“Le te shohim se si do te shkojne gjerat me trupin tim, si do te reagoje. Jam kthyer ne 100%-shin tim, serish gati. Nese kontrata ime perfundon, atehere duhet te flasim bashke dhe te vendosim se çfare duam te bejme. Por tani jam shume, shume i lumtur. Po pres me padurim per nje vit e gjysme me Bayern-in. Jam ketu prej pothuajse dhjete vitesh, ky klub dhe tifozet e vet jane te veçante per mua. Ketu kam nje marredhenie te veçante, pra nje ndjenje te mire, eshte si ne nje familje. Njoh shume njerez dhe e di mentalitetin e Mynihut. Kjo eshte fantastike per mua”, – u shpreh veterani per firmen e tij me siguri te fundit.

Ribery e sheh veten duke e mbyllur karrieren si bavarez dhe nuk ngurron ta thote kete.

“Po, pse jo?” – tha 33-vjeçari. “Kur erdha ketu ne vitin 2007, nuk e dija se do te qendroja kaq gjate te Bayern. Kemi fituar shume bashke, kemi luftuar, kemi qeshur, kemi qare dhe jemi argetuar shume. Shpresoj qe te fitojme shume tituj dhe te kenaqemi. Dhe per mua eshte e rendesishme te jem i shendetshem, ky eshte synimi im”, – shtoi me tej ai.

I pyetur per kritikat e shefit ekzekutiv te klubit, Karl-Heinz Rummenigge, mbi stilin e jetes qe ka Jerome Boateng, Ribery tha hapur mendimin e tij duke mbajtur disi anen e drejtuesit.

“Futbollisti e ka gjithmone te veshtire kur kritikohet nga klubi. Nganjehere, gjithsesi, kjo mund te ndodhe. Jerome tani e ka harruar ate qe tha Karl-Heinz, ai eshte nje profesionist. Sigurisht qe kjo eshte e veshtire, ai ka karakter, eshte nje qenie njerezore. Dje ai u rikthye ne fushe dhe u stervit veçmas. Per mua eshte e rendesishme qe ai te rikthehet ne forme te plote, sepse kemi nevoje per te. Jerome eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne”, – u shpreh francezi, i cili mund t’i kuptoje te dyja palet. “Mund t’i kuptoj ndjesite e shokut tim, por ne nuk luajtem mire ne Rostov, keshtu qe pak kritika nuk te bejne keq.”

Perveç replikave Boateng-Rummenigge, mesfushori Ribery mund te kuptoje edhe faktin qe kapiteni Philipp Lahm shume shpejt do te mund te jete drejtori i ri sportiv i Bayern-it. Franck mendon se gjermani i ka te gjitha cilesite per ta marre kete detyre.

“Ai ende mund te luaje me ne, eshte mire fizikisht. Philipp ka nje profil, por gjithashtu mund te beje nje pune te re. Ai eshte inteligjent, ka shume pervoje, e njeh Bayern-in dhe procedurat. Ai eshte njeriu i duhur per kete gjendje”, – perfundoi “Mbreti”.