Ribery: “Kete sezon dua Champions. Me pelqen me shume se sa Bundesliga”

Lidhur me artikullin:

Nga e tashmja tek e ardhmja Franck Ribery nuk fshihet. Futbollisti francez ne nje interviste zbuloi se kete sezon me shume sesa Bundesligen deshiron te fitoje Champions me Bayern. Por jo vetem kaq, nese dikush mendon se ky mund te jete viti i fundit i Ribery te skuadra bavareze gabohet rende, sepse 33-vjecari ka objektiva te tjere.

“Te them te drejten me shume sesa titullin e 5 rradhazi ne Bundeslige kete vit deshiroj te fitoj Champions me Bayernin pasi ky trofe shijon me shume. Megjithate kjo nuk do te thote se ne do te heqim dore nga kampionati, jemi nje skuader e madhe dhe duam te triumfojme ne cdo kompeticion ku marrim pjese. Nuk do te jete e lehte por mund tia dalim. Edhe fitimi i kampionatit eshte nje objektiv i rendesishem per ne. E ardhmja ime? Mendoj se do te qendroj te Bayern edhe per dy apo tre vite te tjera. Nuk e di realisht se cfare do te ndodhe por ajo qe mund te them eshte se aktualisht e ndiej veten ne nje forme te shkelqyer, dhe gjerat e tjera le tia leme kohes”.

Francezi i ka hedhur pas kraheve demtimet e njepasnjeshme qe nuk e lejuan te jepte rregullisht kontrubtin e tij te Bayern ne dy sezonet e kaluara. Pak nga pak Ribery po arrin formen e tij maksimale dhe me Ancelotti ne drejtimin e kampioneve te Gjermanise i ka te gjitha mundesite per tu rikthyer ai i dikurshmi. 33-vjecari ne prononcimin e tij foli me superlativa per trajnerin italian.

“Ancelotti eshte nje person i qete. Ai eshte nje njeri shume human, i afte per te qeshur ne cdo moment. Ne futbollisteve na pyet cdo dite se ne cfare gjendjeje jemi. Te gjithe ne skuader kemi nje raport shume te mire me te qe na ndihmon per te punuar ne menyre te shkelqyer. Por edhe pse futbolli eshte jeta jone nuk mund te flasim gjithmone per te, kjo eshte edhe arsyeja se perse asnjeri nga futbollistet nuk ka dale te kritikoje Carlon, pasi pervec se nje trajner i madh, ai eshte nje njeri me shume vlera”.